Gjendet ilaçi i verbërisë, por çmimi është tepër i lartë

Një trajtim gjenetik për një formë të rrallë dhe të trashëguar të verbërisë do të hidhet në treg për një çmim tepër të lartë. “Spark Therapeutics Inc.”, e cila do të marketojë këtë produkt ka bërë të ditur se çmimi do të jetë 850 mijë dollarë për të dy sytë.

“Spark’s Luxturna” është miratuar nga FDA-ja (Administrata e Barnave dhe Ushqimeve) dhe pritet të dalë në treg. Ilaçi ka rezultuar efektiv në shumë pacientë amerikanë që vuajnë nga një sëmundje e retinës, e cila shkaktohet nga një mutacion gjenetik.

Për të zbutur efektet e çmimit të lartë, kompania prodhuese thotë se po përgatit disa programe për ta ndarë pagesën në këste si edhe për të anuluar një pjesë të saj nëse progresi zbehet me kalimin e kohës. TemA

SHKARKO APP