Gratë humbasin tre orë gjumë gjatë natës dhe shkak për këtë janë burrat
Gratë humbin tre orë gjumë gjatë natës dhe për këtë fajin e kanë partnerët e tyre. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi.
Gjatë studimit, ku u vëzhguan rreth 2,000 çifte nga Anglia, u zbulua se gratë humbasin nga tre orë gjumë çdo natë, ose e thënë ndryshe, 105 orë në vit ose 45 ditë të plota pa gjumë.
Një në tre gra deklaruan se u del gjumi çdo natë, krahasuar me meshkujt që ishin thjesht dy në 10 që çoheshin nga gjumi.
Dhe, kur vjen puna tek arsyeja që po i zgjon vajzat dhe gratë nga gjumi çdo natë, përgjigja kryesore ishte gërhitja.
Dyzetë për qind e tyre thanë se çoheshin për të kontrolluar fëmijët ndërsa një e treta e tyre u shprehën se besonin se partnerët e tyre thjesht e kishin gjumin më të ‘rëndë’.
Pra, në përgjithësi, cilado qoftë arsyeja e mungesës së gjumit, gratë flenë më pak me burrat gjatë natës.