Gratë janë më të lumtura pa fëmijë ose pa burrë
Burrat duhet të martohen për të përmirësuar mirëqenien e tyre, por nuk duhet të shqetësohen.
Sipas eksperti, i cili thotë se gratë e pamartuara dhe pa fëmijë janë njerëzit më të lumtur në shoqëri.
Paul Dolan, profesor i shkencave të sjelljes në London School of Economics, tha se meshkujt përfitojnë nga martesa sepse ‘qetësohen’, ndërkohë nuk ndodh e njëjta gjë për gratë.
“Grupi më i shëndetshëm dhe më i lumtur janë gratë që nuk janë martuar ose kishin fëmijë,”-tha ai.
Duke folur në Festivalin e Hay, Prof Dolan shtoi: “Unë di të them vetëm se nëse je burrë duhet të martohesh, nëse je grua mos të shqetësoheni.”
Libri i fundit i Dolan, Happy Ever After, citon dëshmi nga American Time Survey (ATUS), i cili krahasoi nivelet e kënaqësisë dhe vuajtjes tek individët e pamartuar, të martuar, të divorcuar, të ndarë dhe të ve.
Studimi zbuloi se nivelet e lumturisë të raportuara nga ata që ishin të martuar ishin më të larta se të pamartuarit, por vetëm kur bashkëshorti i tyre ishte në dhomë.