Gratë po vdesin nga ataku i zemrës pasi mjekët…

Gratë do vdeksin nga ataku i zemrës sepse mjekët e konceptojnë këtë si një sëmundje që prek më shumë burrat. Referuar një studimi të kryer në Universitetin e Leeds, rezulton se gratë po humbasin jetën sepse nuk i është kushtuar vëmendje maksimale pas atakut të parë kardiak që kanë pësuar.

Në dekadën e fundit, numri i grave që vdesin nga infarkti i zemrës është 3 herë më i lartë se ai i burrave. Kjo sepse mjekët thjesht nuk i konsiderojnë mjaftueshëm të prirura për të vuajtur nga sëmundjet kardiake.

”Na duhet të punojmë shumë për të fshirë këtë perceptin se ataku i zemrës prek kryesisht meshkujt, ato që janë në moshë të thyer, duhanpirësit apo personat që vuajnë nga diabeti. Nuk është e thënë. Nga problemet kardiake mund të jemi të gjithë të rrezikuar”,-është shprehur një nga mjekët kardiologë të këtij studimi.

Gratë duhet të marrin rekomandimet dhe trajtimet e duhura, që në shenjën e parë që tregon se diçka me zemrën nuk funksionon mirë.

SHKARKO APP