Gripi dhe mbrojtja ndaj tij
Nga Dr. Leonidha Pepo –
Gripi ёshtё njё sёmundje infektive akute e shkaktuar nga viruset e gripit tё tipeve A,B,C.
Ka shumё ngjashmёri klinike midis infeksioneve tё traktit respirator tё shkaktuar nga viruset e gripit dhe anёtarёve tё familjes sё paramixoviruseve.
Faktet kryesore lidhur me influenzёn sezonale
Influenza sezonale ёshtё njё infeksion akut i shkaktuar nga virusi i influenzёs tipi A,B dhe C.
Ndikon globalisht 5%-10% tek tё rriturit dhe 20% – 30% tek fёmijёt.
Mund tё rezultojnё me hospitalizim dhe vdekje, sidomos nё moshё shumё tё re,tё moshuarit ose tё sёmurёt kronike.
Nё mbarё botёn rezultojnё 3,5 milion raste tё sёmundjeve tё rёnda dhe 250,000-500,000 vdekje nё vit.
Nё rajone tё ndryshme, shpёrthimet janё tё parregullta gjatё gjithё vitit. Pёr sa i pёrket klimёs epidemitё ndodhin kryesisht nё dimёr nga dhjetori nё mars, nё hemisferёn e veriut dhe nga qershori nё shtator nё hemisferёn e jugut.
Nё vendet e industrializuara epidemitё rezultojnё nё:
Humbje tё ditёs sё punёs, tё shkollёs dhe humbjet e produktivitetit,
ambjentet dhe spitalet mund tё mbingarkohen gjatё periudhёs sё pikut tё sёmundjes. Vdekja mund tё ndodh sidomos tek njerёzit mbi 65 vjec.
Vaksinimi ёshtё mёnyra mё efektive pёr tё parandaluar sёmundjet dhe nderlikimet e rёnda
Epidemiologjia
Burim i infeksionit nga viruset e gripit ёshtё njeriu. Gripi transmetohet mё shpesh me anё tё inhalacionit tё aerozoleve tё prodhuar nga kolla apo tёshtitja, por nё raste tё rradha edhe nga kontakti direkt njerzor. E rёndesishme ёshtё qё aerozoli tё pёrmbajё pjesёza tё vogla me diameter <10nm. Sёmundja haset mё shpesh nё stinёt e ftohta dhe mes kolektivave si kopshte, shkolla, reparte ushtarake, konvikte. Ёshtё sёmundje shumё ngjitёse ndoshta sёmundja me ngjitёse e njeriut.
Epidemia zhvillohet brenda 15 ditesh nga rasti i parё, ajo mund tё prekё deri nё 40% tё popullsisё me incidencё mё tё lartё moshat 5-14 vjec. Vendi ku implementohet virusi nё rrugёt respiratore ёshtё epiteli ciliar, aty ndodh replikimi i virusit dhe njёkohsisht ёshtё vendi ku ndodhin dёmtimet qelizore. Periudha inkubacionit ёshtё 1-3 ditё. Sёmundja fillon menjёhere, shfaqet ethja, dhimbja e kokes, dhimbjet muskulare, dobesi, simptoma respiratore, dhimbje fyti, irritim trakeal, kollё, fotofobi etj.
Kuadri klinik zgjat 3-5 ditё, po qe se zgjat mё shumё duhet tё dyshohet pёr komplikacion. Klinika e gripit shpesh ka njё karakter bifazik qё do tё thotё pas njё dekursi 3-5 ditor kemi nje periudhe 2-3 ditore remisioni dhe pastaj shfaqja edhe njё herё e shenjave tё mёparshme tё shoqёruara me njё nga komplikacionet primare. Komplikacionet nё grip janё tё shpeshta dhe ato janё shkak i vdekjeve nga gripi. Komplikacionet ne grip ndahen nё primare dhe sekondare.
Komplikacionet primare janё ato qё shkaktohen direkt nga veprimi i virusit tё gripit sic janё: komplikacione respiratore (laryngitis, trakeitis, bronchitis, pneumonia intersticiale), kardiake(miokardit),tё sistemit nervor (neurite,radikulite,encefalite), miozite etj.
Komplikacionet sekondare jane ato qё shkaktohen nga mikrobe tё ndryshme si stafilokoku, pneumokoku, hemofilus influence tё cilat japin kryesisht infeksione tё rrugёve respiratore si: otite, angina, laringotrakeobronkite, polmonite etj
Diagnoza.
Mbёshtёtet nё tё dhёnat epidemiologjike pra kur kemi epidemi, klinikё, por diagnoza e sigurte bёhet me anё tё izolimit tё virusit nga tamponet apo lёngjet, nga lavazhi nazal- faringeal,.
Mjekimi rasteve tё suspektuara, tё mundshme ose tё konfirmuara ёshtё kompleks dhe konsiston nё:
Mjekimin etiolgjik me antivirale
Mjekimi nё rastet e pa komplikuara ёshtё simptomatik. qetёsi, regjim shtrati, pёrdorim i lёngjeve vitaminoterapia
Mjekim zёvendёsues
Konsiston nё marjen e lёngjeve; tresolit 1 deri nё 2 litra nё ditё sidomos nё rast se pacienti manifeston diarre ose djersitje tё theksuar, si dhe perfuzioneve i.v. sipas rastit, duke mbajtur nёn kontroll ngarkesёn pulmonare
Mjekimi i ndёrlikimeve qё mund tё jenё pulmonare, (tё rrugёve tё sipёrme ose tё poshtёme respiratore), nervore, kardio-vaskulare apo multiorganore.
Vaksinimi eshte metoda me efikase e parandalimit dhe zbutjes se nderlikimeve, dhe rekomandohet me force per grupet e pacienteve me rrezik te shtuar per tu prekur dhe zhvilluar nderlikimet:
Njerёzit me rrisk tё lartё tё ndёrlikimeve. Gratё shtatzёnё, prioritet tё lartё. Fёmijёt nga 2-5 vjec. Tё moshuarit mё shumё se 65 vjec. Njerёzit me kushte themelore shёndetesore si diabeti kronik, zemra, probleme te mushkerive, HIV-AIDS.
Sot do te ndalemi vecanerisht tek grupi i pacienteve me semundje te sistemit kardio vaskular
Keto paciente, ne vecanti , kane rrezikun e zhvillimit te nderlikimeve te renda dhe vdekshmeria eshte mjaft e larte. Pacientet me valvula te demtuara apo qe i jane nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale valvulare, pacientet me pamjaftueshmeri te funksionit pompe te zemres, pacientet me pathologji te muskulit te zemres si infarktet e kaluara, kardiomiopatite, pacientet me crregullime te ritmit te zemres, eshte provuar klinikisht qe marin perfitime te prekshme nga vaksinimi, ulet ndjeshem numri dhe rendesa e nderlikimeve, nuk thellohet rendesa e diagnozes primare, nuk prishet cilesia e jetes.
Pavaresisht se gjate viteve te fundit, kompanite private kane sjelle ne tregun tone vaksina kunder gripit, vemendja me e madhe e strukturave shendetesore ka qene per moshat pediatrike dhe personelin shendetesor. Prandaj eshte detyra jone si punonjes te kujdesit shendetesor ne te gjitha nivelet e sherbimeve qe te jemi ne pararoje te ndergjegjesimit te ketyre pacienteve per rendesine e vaksinimit dhe perfitimet qe burojne prej tij. Roli i mjekut te familjes ngelet thelbesor nisur nga fakti qe jane me shpesh ne kontakt me keto paciente, e njohin mire historine e semundjes, kane dhe maredhenie ne nivel emocional me keto paciente dhe mund te ndikojne ne marjen e vendimeve te pacienteve ne ruajtje te shendetit te tyre.
Nga informacionet e perditesuara se fundmi, risi perben fakti qe tashme dhe ne do te kemi ne treg vaksinen kunder Gripit, 4 valente, pra me dy shtame A dhe dy shtame B, ne ndryshim nga paraardhesja qe ishte 3 valente, me dy shtame A dhe nje B. Pra pritshmeria eshte qe dhe pacienteve tane do tu krijohet mundesia te kene nje mbrojtje me te madhe ndaj Gripit. Kjo vaksine po sillet ne treg nga nje Kompani Franceze, Sanofi Pasteur, e cila eshte kompani pararoje ne prodhimin dhe tregetimin e Vaksinave ne mbrojtje te shendetit te te gjitha moshave.
E gjeme me vend ta publikojme kete informacion, ne kete periudhe, pasi per te siguruar mbrojtje optimale, vaksinimi duhet kryer para kulmit te sezonit te gripit. Periudha ideale eshte qe vaksinimi te kryehet ne muajin shtator-tetor per ti dhene kohe organizmit te pregatise trupen e tij mbrojtese dhe perballoje me sukses agresionin e gripit.