Gripi që mund të vrasë 30 mln njerëz për 200 ditë!
Njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të ndalë një grip vrasës që mund t’u marrë 33 milionë personave vetëm në 200 ditët e para të tij, ka thënë së fundmi një ekspert. Profesor Robert Dingwall foli për “The Sun”, duke thënë se do të jetë shumë e vështirë për të ndaluar përhapjen e gripit, sepse, sipas tij, njerëzimi mund të infektohet katër ditë para se të shfaqet simptoma e parë e gripit.
Parashikimi i zymtë dhe i frikshëm vjen vetëm dy ditë pasi Dr Jonathan Quick, një nga profesionistët më të mirë mjekësor në botë, paralajmëroi se kushtet ishin të duhura për përhapjen e një gripi që mund të “fshinte” miliona njerëz nga planeti.
“Një grip i madh po vjen. Një pandemi virusi global që mund të vrasë 33 milionë njerëz në 200 ditët e para”, shkroi ai të martën.
“Brenda dy viteve të ardhshme, më shumë se 300 milionë njerëz mund të vdesin në të gjithë globin. Furnizimi i çrregullt me ushqime dhe me ilaçe, ekonomia globale do të shembet”.
Dr Quick paralajmëron se një mutacion i një gripi të shpezëve mund të zhdukë një pjesë të rëndësishme të globit, pasi mund të përzihet me gripin në kafshë të tjera të egra përpara se të arrijë njerëzit, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe vdekjeprurës.
“Virusi i gripit po vlon në gjakun e një zogu, majmuni apo një derri, duke u përgatitur për të kaluar te qenia njerëzore. Kur ky kombinim i zogjve dhe kafshëve të gjejë rrugën për të kaluar te njerëzit mund të na vrasë me lehtësi sepse është një lloj i panjohur gripi dhe trupat tanë kanë zero imunitet ndaj tij”. /Top Channel/