Gruaja obeze? Burri i prirur të sëmuret nga diabeti

Nëse në një çift mbi të 50-tat gruaja është obeze apo ka diabet të tipit 2, bashkëshorti i saj ka gjasa më shumë për tu sëmurur nga diabeti.

Dhe kjo jo vetëm se të dy mund të kenë të njëjtin regjim ushqimor, apo nuk bëjnë aktivitet fizik. Por diferencën e bën gjinia. Sipas dy stuimeve të paraqitura në Lisbonë, nëse gruaja është e shëndoshë, burri e ka të vështirë të shpëtojë prej kësaj.

E veçanta e studimeve është se e kundërta nuk vlente, pra, kur bashkëshorti është i shëndoshë gruaja nuk ka gjasa të sëmuret nga diabeti.

Arsyet nuk janë të qarta por sipas studiuesve ky rezultat “tregon se nëse një person është obez, duhet të bëhen analizat e diabetit dhe për personin tjetër në çift”.

Kjo jo vetëm për të përcaktuar më herët rastet e sëmundjes por për të motivuar pjesën më të madhe të çifteve të shtojnë forcat të ushqehen në mënyrën më të shëndetshme dhe të rrisin aktivitetin fizik.

Paralajmërimi vlen më shumë për rastet kur janë burra që jetojnë me gra të shëndosha.

SHKARKO APP