Gurët në veshka, gjithçka që duhet të dini
Gurët në veshka shkaktojnë dhimbje të mëdha, shumë njerëz e ngatërrojnë me dhimbjet e barkut, me dhimbjet e stomakut, të ijeve dhe me dhimbjet e fundshpinës për shkak të qëndrimit ulur. Tek meshkujt jep dhimbje të mëdha tek testikujt.
Gjithashtu edhe shenjat apo simptomat shfaqen që në fillim. Gurët e veshkave janë një prej 20 problemeve shëndetësorë më të dhimbshme mjekësore. Veshkat janë organi që heqin mbeturinat nga gjaku, të cilat më pas dalin jashtë trupit përmes urinës.
Gurët e veshkave, ose termi i duhur mjekësor nephrolithiasis, shkaktohen kur mbetjet në formë gjaku formojnë kristale, të cilat më pas bëhen të fortë në formë burish.
Çfarë i shkakton gurët në veshka? Në shumicën e rasteve shkaku është kalciumi. Kimikate të tjera që mund të krijojnë gurët në veshka janë amoniaku, acidi urik dhe cisteina.
Ka edhe ilaçe që rrisin rrezikun e gurëve në veshka si aspirina, qetësues të thjesht dhe ilaçe antieliptike. Edhe nëse konsumon shumë proteina dhe shumë pak fibra ka shumë gjasa të prekesh.
Si të parandaloni gurët në veshka? Së pari, rekomandohet që të pini shumë ujë çdo ditë për të ndaluar dehidratimin, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve të veshkave.
Nëse guri i veshkave është shkaktuar nga shumë kalcium, mund të hani ushqime që përmbajnë oksalate, të cilat ndalojnë kalciumin që të mos absorbohet nga trupi.
Këto ushqime përfshijnë fruta dhe perime, si panxhari, asparagus, manaferrat dhe selino. Mos kini frikë, sepse çokollata gjithashtu përfshihet në listë.