Habit studimi: Edhe burrat e kanë sindromën paramestruale
Nëse mendoni se vetëm gratë vuajnë nga sindroma paramestruale, po ju themi se e keni gabim. Kjo sepse sipas një studimi edhe burrat vuajnë nga kjo sindromë, e cila shpesh herë përkufizohet me termin irritim.
Gjatë atyre ditëve të irrituara burrat ndjejnë edhe uri të papritur, trishtim dhe mërzi. Sipas studimit kjo ndodh, pasi niveli i testosteronit sjell probleme hormonale të cilat provokojnë atë çka u tha më sipër.
E nëse dikur sindroma paramestruale përdorej vetëm për gratë, tani mund të përdoret edhe për burrat.