Hëngri kërpudha në një restorant me yje, vdes gruaja

Hëngri një pjatë me kërpudha në një restorant me yje dhe vdiq. Ngjarja ndodhi në Valencia dhe Maria Jesus Fernandez Calvo, një grua 46-vjeçare së bashku me familjen festonte ditëlindjen e burrit të saj në RiFF, restorant spanjoll i njohur për kuzhinën eksperimentale.

Së bashku me të u shtruan edhe 11 persona për helmim pasi hëngrën të njëjtën pjatë.

I njohur nën emrin Morchella, kërpudha e cila dyshohet se ka shkaktuar helmimin është pjesë e një specieje të veçantë që mund të konsumohet, por vetëm pas gatimit të kujdesshëm. Nëse hahet i papërpunuar, liron hydrazine, një substancë që është potencialisht vdekjeprurëse për njerëzit.

Restoranti aktualisht i është nënshtruar konfiskimit, por hetuesit nuk duan të arrijnë përfundime të nxituara dhe ende duhet të konstatojnë nëse vdekja e gruas është në të vërtetë për shkak të kërpudhave.

Disa kërpudha të gatuara në restorant u nënshtruan testeve toksikologjike. Mbetet për t’u parë nëse ajo ishte një gatim i papërshtatshëm ose që janë propozuar në menunë e kërpudhave helmuese.

SHKARKO APP