Higjena e gojës/ Përse gjatë stinës së verës na vjen erë e keqe nga goja

Gjatë stinës së verës jo vetëm që duhet të luftoni me djersitjen, por mund t’ju shfaqet edhe erë e keqe si e djersës ashtu edhe e gojës.

Deri te shfaqje a erës së pakëndshme nuk vjen vetëm për shkak të higjienës së keqe, por edhe për shkak të motit. Ekspertët thonë që kjo është pasojë e dehidratimit.

Moti i ngrohtë, siç e dimë, shkakton djersitjen dhe sa më shumë që djersitemi aq më shumë dehidratohemi.

Kur jeni të dehidratuar, goja juaj bëhet e thatë dhe e ngjitshme dhe pa pështymë dhe ujë, thartira në gojë nuk është e neutralizuar dhe qelizat e vdekura ngjiten për mishin e dhëmbëve, gjuhë dhe faqe.
Për këtë shkak nuk ka pështymë që të pastrojë, këto qeliza ato fillojnë të prishen dhe të shkaktojnë erë të keqe.

Goja e thatë mund të shtojë edhe rrezikun nga kariesi dhe infeksionet në gojë. Zgjidhja më e mirë është që të pini lëngje të mjaftueshme, posaçërisht ujë dhe t’i kushtoni kujdes higjienës së gojës.

Mbani higjienën me brushë adekuate, me pastë për dhëmbë dhe lëng për gojë.

Shprehitë tona në ushqim gjatë verës gjithashtu kanë ndikim në atë që a do të kemi erë të pakëndshme. Pijet e gazuara, mishi i skarës, ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla bëjnë që gojët tona të jenë të mbushura me baktere.
Për ta shmangur erën e keqe, lani dhëmbët së paku dy herë në ditë, pini më shumë ujë, zvogëloni pirjen e duhanit dhe shmangni alkoolin dhe kafeinën.

Shmangni ushqimin i cili ju krijon erë të pakëndshme dhe pas konsumimit të ëmbëlsirave apo të ushqimit të aromatizuar patjetër lani dhëmbët apo përtypni çamçakëz pa sheqer.

SHKARKO APP