Hiperaktiviteti te fëmijët

Hiperaktiviteti është një çrregullim nervor i  cili prek fëmijët që në moshat nga 2 -11vjeç dhe kulmin e shpërqëndrimit e kanë nga mosha 7-8 vjeç.

Edukimi i prindërve është i domosdoshëm, por është e mundshme që në sjelljen e tyre shohin atë që stimulon sjelljen hiperaktive te fëmijët e tyre.

Mjekët thonë se fëmijët që janë hipertaktivë nuk mund ti ndalosh gjatë aktivitetit të tyre të rrëmbyer, ata e kanë të pamundur të presin, qoftë edhe pak sekonda.

Mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti shkaktohet nga dëmtimi i indeve të trurit.

Diagnostikimi i një fëmije me hieperaktivitet bëhet nga mjeku specialist. Këta fëmijë kanë vështirësi në përqëndrim lidhur me detyrat dhe aktivitete të ndryshme,  vështirësi për të qëndruar ulur në tavolinë kur punon,vështirësi për të luajtur qetësisht,ndërpresin të tjerët gjatë bisedave, përgjigjen pa e dëgjuar pyetjen deri në fund.

Fëmijët  hiperaktivë janë të rriskuar për të braktisur shkollën krahasuar me nxënësit e tjerë, pasi ata kanë arritje jo të mira në shkollë. Edhe pse kanë nivel mestar ose më të lartë inteligjence, vështirësia në përqendrim dhe lëvizshmëria e shtuar, i pengon ata të lexojnë apo të dëgjojnë, dhe të japin rezultatin e duhur. /ATA/

SHKARKO APP