Hiqni dorë nga këto zakone të mëngjesit

Mënyra se si nisim mëngjesin na ndihmon të kemi energji dhe vitalitetin për të cilin kemi nevojë për gjithë ditën. Ndonjëherë fitojmë disa zakone që përveçse të sjellin të mira në shëndet, shkaktojnë efekte të padëshiruara, qoftë fizike dhe psikologjike. Shumë prej tyre bëhen rutinë e përditshme, por me kalimin e kohës dëmtojnë mirëqënien tonë. Për këtë arsye, ja disa këshilla se çfarë duhet të shmangni në mëngjes, sigurisht duke u fokusuar tek shëndeti.

Përdorimi i antinflamatorëve

Paracetamoli, apo aspirina nuk duhen pirë esëll në mëngjes, pasi sjellin shqetësime në stomak, dhe për të minimizuar efektet duhet ta pini atë me një gotë qumësht apo shumë ujë.

Pijet alkoolike

Nëse pini esëll alkool, dëmet për mëlçinë apo veshkat është i frikshëm. Kjo pasi efekti i tyre dyfishohet me stomakun bosh. Nëse keni konsumuar alkool për arsye të ndryshme, sa më shpejt duhet të hani një panine me gjalpë. Shmangni përzierjen e alkoolit me kafen apo pije të gazuara pasi efektet e dëmshme shtohen.

Debati që në mëngjes

Ndjesia e urisë rrit nervozizmin tonë dhe na bërë më të prirur për debat. Mundohuni të keni të gjithë të njëjtin orë zgjimi, dhe përmirësoni gjendjen tuaj.

Pirja e lëngut të agrumeve

Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale me mjaft të mira për trupin, por nëse e pini esëll irritojnë mukozën e stomakut, për më tepër nëse vuani nga gastriti. Për këtë këshillohet të jetë në raport 1 me 1 me ujë për të minimizuar efektet.

Përtypja e çamçakëzit

Gjatë përtypjes prodhohet një substancë e njohur si acid klorhidrik që me stomakun bosh shkakton efekte anësore. Nëse jeni mësuar të përtypni çamçakëz në mëngjes, zgjidhni ata me ëmbëlsues natyral dhe mos e përtypni më shumë se 10 minuta.

SHKARKO APP