Hiqni puçrat nga vithe me këtë metodë

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to:

Bëni’

dush pas çdo stërvitjeje

Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të lani flokët dhe më pas trupin. Kjo sepse papastërtitë e skalpit nuk duhet të depërtojnë në trup, e sidomos në zonën ku keni puçrra.

Mos vishni rroba të ngushta

Përpiquni të mos vishni xhinse të ngushta. Në vend të tyre filloni të vishni pantallona të lirshme, të cilat nuk ua shtrëngojnë pjesën e vitheve. Është shumë e rëndësishme, që rrobat e palestrës të mos i mbani shumë në trup.

Mos i shtrydhni apo ngacmoni

Mundohuni t’i rezistoni dëshirës për t’i shtrydhur, sepse lëkura do t’ju acarohet dhe puçrrat do të përkeqësohen.

Vizitohuni te një dermatolog

Është shumë e sikletshme t’ia tregoni dikujt këto akne, mirëpo vizita te një dermatolog për t’i larguar këto lloj akne është shumë e nevojshme për të shpëtuar një herë e mirë nga to.

SHKARKO APP