Historia e të riut, prej 28 vitesh “në luftë” me diabetin

“Kam 28 vite që jetoj me diabetin”. 

Asim Toro në moshën 5 vjeç ka zbuluar se vuan nga diabeti. Tashmë janë gati 28 vite që Asimi mban mbi supe peshën dhe vështirësinë e një të riu me diabet.

Toro: Është një sëmundje, e cila do një vëmendje çdo moment të ditës dhe të kohës. Jep dëmtime me pasoja nga më të ndryshmet, si dëmtimi i syve, humbja e gjymtyrëve, dëmtimi i organeve, dëmtimi i venave.

Për 35-vjeçarin, ndihmat për të përballuar diabetin nuk janë të mjaftueshme.

Ai tregon se shpenzimet vjetore kapin shifrën e 3.8 milion lekëve, të cilat ai mundohet ti sigurojë vetë pasi është i papunë.

Toro: Kosto vetëm për diabetin janë 3 milion e 800 mijë lekë dhe shteti ndihmon me 1/3. Pavarësisht arritjes që u bë vjet për rimbursimin e fishave deri në moshën 17 vjeç, mosha e lartpërmendur nuk është e rimbursuar. Këto kosto ekonomike bëhen të papërballueshme saqë fillojmë dhe humbasim dhe jetën. Më pas themi që vdiq nga diabeti.Nuk vdes njeri nga diabeti.

Asimi thotë se shteti duhet ti ketë më tepër në vëmendje personat që vuajnë nga diabeti.

Toro: Shteti duhet të na lehtësojë ecejaket e rimbursimeve të medikamentit insulinë, duhet të rimbursojë fishat në mënyrë që këta persona me diabet ta kenë sheqerin e tyre nën kontroll sipas këshillave me mjekun.

Muaji nëntor është muaji i diabetit dhe në kuadër të tij dhjetëra të prekur kërkojnë më shumë mbështetje.

SHKARKO APP