Hithra kundër rënies së flokëve. Ja si ti përdorni
Më poshtë po paraqesim një recetë të thjeshtë për të përgatitur një locion me bazë hithrën, e cila do të përdoret pas shampos, në mënyrë që të forconi flokët. Mbani shënim!
Merrni gjashtë gjethe hithre dhe i përdorni për të përgatitur një çaj. Zieni një gotë me ujë, shtoni 6 gjethet e hithrës dhe sapo ato të kenë marrë një valë e hiqni nga zjarri dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kohës së kaluar kulloni çajin dhe e lini të ftohet.
Ai nuk duhet të jetë plotësisht i ftohtë, por i vakët. Pas larjes së flokëve me shampo i shpëlani dhe më pas i lagni me këtë locion me bazë hithrën, duke masazhuar butësisht kokën për të paktën 10 minuta. Nuk është e nevojshme t’i shpëlani flokët përsëri pas aplikimit të locionit.
Thjesht masazhoni kokën tuaj për 10 minuta dhe pastaj i lini flokët të thahen. Nëqoftëse do të përdorni një tharëse flokësh, siguroheni që temperatura të mos jetë shumë e lartë, pasi ngrohja mund të thajë dhe të shkatërrojnë flokët tuaj.
Locionin me bazë hithrën duhet ta përdorni dy herë në javë. Nëqoftëse ju ndiqni këtë trajtim në mënyrë të rregullt. së shpejti do të shihni përmirësime. /Shije/