Horoskopi, zbuloni sushin tuaj ideal shenjë për shenjë
Yjet gjithashtu iu tregojnë edhe preferencat ushqimore: Kuzhina japoneze nuk është përjashtim
Kuzhina japoneze është bërë modë dhe u ndodh të gjithëve që t’iu propozohen “mbrëmje sushi”. Në të vërtetë, kuzhina japoneze gjithashtu ofron edhe pjata të tjera, të cilat po bëhen gjithnjë e më popullore. Shijet janë të padiskutueshme dhe është e çuditshme kur vëren se ka njerëz që i duan pjatat që dikush tjetër i urren. Bazuar në shenjën tonë të zodiakut mund të zbulojmë se cilën pjatë tipike japoneze na sugjerohet nga Horoskopi. Le të lëmë që yjet të na frymëzojnë në zgjedhjen e menysë tjetër!
DASHI – Ju nuk jeni një nga adhuruesit më të mëdhenj të sushit dhe, kur dikush e propozon për ju, ju me siguri nuk do të kërceni nga gëzimi. Ju preferoni një kuzhinë më të madhe. Fryma juaj e përshtatshmërisë, megjithatë, ju çon të pranoni dhe të provoni veten me përdorimin e shkopinjve. Sidoqoftë, pjata juaj japoneze nuk kërkon përdorimin e shkopinjve: është yakitori i pulës, mishi i pjekur në skarë që mund ta shijoni zhytur në salcë soje. Ju mund t’i shoqëroni të gjitha me një gotë ‘sake’ (pije tipike japoneze).
DEMI – Gjithkush e di se gatimi është një nga pasionet tuaja më të mëdha. Ju mendoni se sushi është i lehtë, sepse, në thelb, orizi, peshku dhe algat janë ushqime të lehta dhe të shëndetshme. Megjithatë, nuk e mendoni faktin se sasia mund të bëjë diferencën, veçanërisht nëse preferencat tuaja ju shtyjnë të porosisni një porcion të trefishtë të uramaki të skuqur, rrotulla me oriz, salmon dhe avokado të skuqur! Duhet ta pranoni se edhe birra japoneze nuk ju favorizon.
BINJAKËT – Ju jeni një person kurioz dhe ju pëlqen të thelloni historinë e asaj që hani. Ndoshta kjo është arsyeja pse ju preferoni të zgjidhni restorante me cilësi të lartë japoneze, duke injoruar faktin se fatura në fund të vaktit është më e kripur. Një sashimi i mirë (feta të hollë dhe të papërpunuara të tonit, salmonit, karkalecit dhe levrekut) shërbyer në një varkë të bukur prej druri, jo vetëm mund të plotësojnë nevojat e shijes tuaj, por gjithashtu mund të mbajë gjallë te ju dëshirën për të luajtur dhe për t’u argëtuar.
GAFORRJA – Gatimi i nënës është gjithmonë i pamposhtur për ju, por nganjëherë për të kënaqur partnerin ose miqtë tuaj, ju pranoni të shkoni në restorantin japonez. Ajo që ju surprizon më shumë në meny është fakti se gaforrja (e cila është simbol i shenjës suaj të zodiakut) është një përbërës mjaft i zakonshëm. Pjata juaj e preferuar është temaki kaliforni, konja e madhe e algave nori e mbushur me oriz, gaforre dhe avokado. Ju preferoni atë në versionin në të cilin përfshihet edhe majoneza.
LUANI – Sa i përket ushqimit, ju keni shije mjaft të thjeshta dhe disa nga propozimet e menysë japoneze nuk ju tërheqin aspak. Ndër pjatat tuaja të preferuara është tataki maguro, feta e tonit të pjekur në pjatë me susam për të bërë kore të crispy. Për të qëndruar në këtë temë dhe për t’i habitur të gjithë në fund të darkës, mund të porosisni një ëmbëlsirë që shërbejnë disa restorante japoneze, akullore të susamit. Por kini kujdes: vëmendja mund të bjerë më shumë mbi akulloren sesa mbi ju.
VIRGJËRESHA – Një nga gjërat që ju frikëson më shumë për restorantin japonez është numri i pjatave që përmbajnë peshk të papërpunuar. Ju pëlqen të dokumentoni shumë rreziqe që ato përmbajnë dhe, pasi nuk ju pëlqen rreziku, ju preferoni të porositni pjata bazuar në perime apo peshk të gatuar. Udon me perime dhe ushqim deti të përzier (pastë pak e ashpër e përgatitur me miell gruri të fortë) mund të jetë kompromisi i duhur për të ngrënë me qetësi, duke zgjedhur diçka tipike japoneze.
PESHORJA – Sushi është kaq në modë dhe kush je ti për ta tërhequr pas? Nuk jeni lakmues i vetëm një ushqimi dhe ju pëlqen të eksperimentoni me pjata që nuk i njihni, veçanërisht kur ju shërbehen në pjata moderne. Një nga pjatat tuaja të preferuara nuk mund të jetë tjetër veçse gunkan tobiko, një përgatitje e veçantë e sushit, forma e të cilit është e ngjashme me një krem. Algat duhet të përmbajnë oriz dhe vezë peshku. E konsideroni atë një pjatë të sofistikuar dhe të lehtë.
AKREPI – Ka diçka që nuk ju bind në kuzhinën japoneze: shumë emra të çuditshëm në meny! Por ju duhet të pranoni se salca e ëmbël dhe e thartë ju çmend dhe kjo është arsyeja pse pranoni të shkoni të hani diçka të ndryshme. Pjata juaj e preferuar japoneze janë harumaki, rrotullat japoneze që përmbajnë karkaleca apo lakër ose mish lope. Një tjetër gjë që ju nuk mund të hiqni dorë është xhenxhefili dhe, pavarësisht se është pikant, ju e hani atë me lehtësi të madhe.
SHIGJETARI – Në udhëtimet tuaja të shumta ju keni pasur mundësi të njihni traditat e kuzhinës të shumë popujve dhe kuzhina japoneze ju magjeps, jo vetëm për sushi, por edhe për pjatat e shumta që mund të gjeni në restorantet japoneze. Për këtë arsye jeni në kërkim të përbërësve më të mirë dhe eksperimentoni me receta të reja në shtëpi. Receta që ju përshtatet më së miri është ‘sake nigiri’, buding orizi, në të cilin vendoset feta e salmonit të papërpunuar.
BRICJAPI – Ajo që ju frikëson më së shumti për restorantin japonez janë shpenzimet, sipas mendimit tuaj, të tepërt, të disa pjatave në meny. Ndoshta disa i përkisnin shenjës suaj për të shpikur formulën “gjithçka që mund të hani”, e cila ju jep mundësinë të hani çdo gjë që dëshironi, duke paguar një tarifë fikse. Gjithashtu ju pëlqen ideja se kur diçka të mbetet në tenxhere, ju duhet të paguani dënimin: ju urreni mbeturinat! Kjo është arsyeja që kur porosisni karkaleca, nuk lini as bishtin.
UJORI – Ju e doni gjithçka që është e pazakontë në kuzhinë. Kombinimet ekstravagante të tilla si karkaleca me ananas gëzojnë shijen tuaj. Kur shkoni në restorantin japonez, nuk mund t’u rezistoni ‘ebien ubiramaki’, algave të detit dhe orizit që përmbajnë karkalecat e detit të skuqura brenda tyre. Ju pëlqejnë të dyja variantet me philadelphia dhe avokado, dhe variantin me majonezë. Duke pasur parasysh mungesën e aftësive tuaja me shkopinj, për të dalluar veten nga klientët e tjerë, përdorni takëm.
PESHQIT – Kur bëhet fjalë për gatim, del në pah ana juaj më kapriçuese. Peshku ju përkujton simbolin e shenjës tuaj të zodiakut dhe kjo është ndoshta arsyeja pse ju nuk jeni të sigurt për cilësinë e tij ose të prejardhjes. Ndonjëherë, kur kamarieri i shërben pjatat, harroni atë që keni porositur. Ju pëlqen të eksperimentoni me receta vegjetale si maki avokado, rrotulla të vogla që përmbajnë vetëm alga deti, oriz dhe avokado. Ju keni një marrëdhënie intensive me wasabin: ose e doni ose e urreni atë.