Hudhra është e rrezikshme nëse e konsumoni në këtë mënyrë

Nëse jeni në terapi, nuk duhet konsumuar hudhrën pa këshillën e mjekut. Sa është e shëndetshme, aq shkakton probleme shëndetë- sore te ky grup njerëzish:

– Nëse merrni ilaçe, mos konsumoni hudhër pa leje të mjekut.

– Nëse keni problem me mëlçi dhe merrni terapi, hudhra mund të pakësojë efikasitetin e ilaçeve.

– Personat me stomak të ndjeshëm duhet të shmangin hudhrën, sepse është e rëndë për t’u tretur.

– Në shtatzëni apo gjatë ushqimit të fëmijës me gji, konsumimi i hudhrës si ilaç nuk preferohet.

Të dhënat që disponohen, zbulojnë se, hudhra, përdoret për rreth 5000 vjet, ndërsa në Kinë, përdoret prej 3000 vjetësh në fushën e mjekësisë. Historikisht, hudhra ështëpërdorur në gjithë botën për të shëruar një sere sëmundjesh duke përfshirë hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i gjarpërinjve.

Të mirat

Thelbi i hudhrës përdoret për qëllime farmaceutike. Mund të përdoret i freskët, i tharë ose i distiluar. Lidhjet e sulfurit dhe alisina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin efektin e saj.

Kësaj substance i jepet merita edhe për vetitë antibakteriale, antioksiduese, si dhe për efektet që ka kundër formimit të trompozave, dhe në uljen e yndyrave në gjak. Efektet antitumoriale mund të jenë në sajë të lidhjeve të sulfurit, por ndoshta edhe të ndonjë substance tjetër që nuk është zbuluar deri tashmë për sa i përket strukturës kimike.

SHKARKO APP