”Humba 60 kg duke bërë këtë ndryshim në dietën time”

Kjo është një histori personale dhe njëkohësisht frymëzuese e një gruaje që ia doli të humbë peshë në mënyrë drastike.

”Fëmijëria ime ishte shumë e vështirë dhe e vetmja gjë që më bënte të ndieja ndonjë ndjenjë lumturie ishte ushqimi” shprehet ajo. Gjatë adoleshencës dhe në shkollën e mesme kam fituar shumë peshë. Pas diplomimit, unë u zhvendosa në një shtet tjetër dhe fitova rreth 60 kilogramë dhe gjithsej shkovaa deri në 180 kilogramë. Aktiviteti fizik në të vërtetë nuk ekzistonte për mua. Kur kuptova se isha në rrugën drejtë diabetit dhe për një numër çështjesh të tjera shëndetësore, vendosa që nuk ishte kjo ajo që doja për veten time. Unë njoh njerëz, shëndeti i të cilëve është prekur nga obeziteti dhe unë nuk desha të përfundoj në këtë mënyrë. Fillova duke ndryshuar dietën time dhe pastaj ngadalë inkorporova një rutinë ushtrimesh”.

Ushqimi

”Kur fillova të përpiqesha të humbja peshë, vendosa të ul nivelin e karbohidrateve. Në vend të orizit dhe makaronave haja lulelakër dhe kunguj. Pija shumë ujë me sodë dhe i eliminova tërë salcat. Sot një ditë tipike e të ngrënit për mua fillon me vezë dhe proshutë me avokado, apo gjizë dhe arra.

Në fillim të udhëtimit tim, bëja rreptësisht stërvitje kardiake. Kjo ishte kryesisht për shkak të faktit se ishte e vetmja gjë që dija të bëja. Sesionet e mia kardio përbëheshin nga një orë në dy herë në ditë (një herë para punës dhe një herë më pas), gjashtë ditë në javë.

Rreth gjashtë muaj më pas kisha humbur gati 55 kilogramë. U lumturova. Sot bëj 6 herë në javë stërvitje dhe le të themi nuk pendohem nëse e teproj disi me ushqimin”./Shije.al/

SHKARKO APP