Humbi 15 kilogramë në një muaj duke pirë vetëm birrë

Një burrë nga Ohio ka humbur 15 kilogramë gjatë një muaji duke pirë vetëm birrë gjatë festimeve Lent.

Del Hall njoftoi në shkurt se do të agjëronte nga festa “Ash” deri për Pashkë, i frymëzuar nga murgjit që vëzhguan sezonin e shenjtë duke pirë vetëm birrë në vitet 1600.

Ai peshonte 132.6 kilogramë në 6 mars, ndërsa tani ka arritur 117 kilogramë.

“Unë nuk jam peshuar që prej Festës së Falenderimeve, kështu që të shoh se kam rënë 15 kg është shumë gjë e mirë për mua. Këtë periudhë jam peshuar më shumë se 6 vitet e fundit”, tha Del.

Përvec birrës, Del konsumon edhe ujë, por mendja i mbetet tek ushqimi gjithë kohës. Megjithatë, ai e ka pranuar këtë sfidë që të rikthejë peshën e mëparshme, kur merrte pjesë në maratona vrapimi.

Çfarë janë festimet Lent?

Lent është një festë 40 ditore në kalendarin e krishterë liturgjik që fillon me “Ash” të mërkurën dhe përfundon rreth gjashtë javë më vonë, para Ditës së Pashkëve.

SHKARKO APP