Humbisni peshë duke pirë këtë çaj
Shumë nga ne humbim kohë në palestra apo me dieta ekstreme për të humbur peshë. Por një studim i Universitetit të Los Angeles që u publikua në European Journal of Nutrition, doli në konkluzionin që çaji i zi, apo ai jeshili, ju ndihmojnë të bini në peshë.
Sipas studimit çaji i zi dhe ai jeshil përveç se ju ndihmojnë të humbisni peshë, ata sjellin edhe përfitime të tjera për shëndetin.
Gjithashtu në studim theksohet se çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin, por në dy mënyra të ndryshme. Çaji jeshil është i pasur me polifenol, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.
Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthitur prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.
Sigurisht që në studim theksohet edhe fakti se konsumimi i tyre duhet të bëhet me sasi të kufizuara, ekzagjerimi në konsumimin e këtyre çajeve mund t’ju shkaktoj probleme shëndetësore.