Humbja e peshës redukton tre herë rrezikun e kancerit të gjirit
Femrat më të dobëta kanë shumë më pak gjasa se femrat e shëndosha që të vuajnë nga kanceri i gjirit, sipas një studimi të kryer në SHBA. Ekspertët që morën pjesë në të dolën në konkluzionin se femrat obeze ishin eksponencialisht më tepër të prekura nga kanceri i gjirit, ndërkohë që ato më të dobëtat ishin shumë më pak të prekura prej sëmundjes.
Ky fakt shpjegohet sipas interpretimit të vjetër shkencor se masa e madhe trupore dhe kilet e tepërta prodhojnë hormone dhjamore që rrisin mundësinë e krijimit të tumoreve dhe në rastin e femrave ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e kancerit në gji.
Kanceri i gjirit shkaktohet më së shumti në menopauzë, kohë kjo ku shumë femra marrin peshë, teksa kemi 50.000 diagnostikime të reja në vit me kancer vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe 12.000 të vdekur në vit.
Ky është dhe një shkak më tepër tejet i rëndësishëm pse gratë e moshës së mesme duhet të tregojnë kujdes me ruajtjen e një peshe trupore normale, veçanërisht në periudhën post-menopauzës