Humbja e peshës, zbulohet pilula me efekt të shpejtë dhe të padëmshëm për organizmin

Tableti i humbjes së peshës që përmban lorkaserin mund të ndikojë fuqishëm në luftën kundër obezitetit, pasi studimi tregoi se nuk e rriti rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës.

Shkencëtarët pohojnë se lorkaserin është bari i parë për humbjen e peshës që konsiderohet e sigurt për shëndetin e zemrës në përdorim afatgjatë, gjë që do të lejonte rregullatorët të autorizonin parashkrimin e këtij ilaçi në sistemin shëndetësor të Britanisë së Madhe.

Lorkaserin merret dy herë në ditë dhe e shtyp dëshirën duke stimuluar trurin për të krijuar një ndjenjë të ngopje. Në studimin amerikan, 12.000 njerëz morën pjesë dhe grupi i marrjes së ilaçit reduktoi peshën për më shumë se katër kilogram në 40 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një analizë shtesë tregoi një ndryshim të vogël në testet e dëmtimit të zemrës tek njerëzit që përdorin lorkaserin. Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave në vitin 2012 miratoi përdorimin e lorkaserin për të rritur.
Bari shitet në SHBA që nga viti 2013, me çmim prej 220 deri 290 dollarë në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?