Humor nga Ylli Dylgjeri: GULF vdiq në moshën 115-vjeç

Në shtator të vitit 2013 Kompania Gulf do të festonte njëherësh me 110 vjetorin e saj edhe hyrjen në tregun shqiptar të shitjes së karburanteve.

“Një kompani me emër të madh”, u tha në ditën e inagurimit të saj. Por suksesi nuk ishte i thënë… të jetonte. Mbas 5 viteve përpjekje, pas një sëmundje të rëndë që do ta zbardhin djemtë e prokurorisë, Ai u shua. Ndërojë jetë…me nam e me nishan!

Do ti kujtoj gjate ato burra qe muarrën pjese në ditën e inaugurimit tënd Gulf. Akoma ruaj me kujdes në kroskodin e makinës time kartën e marketingut Gulf: Nëse do të blije mbi 20 litra karburant, përfitoje 1 litër falas. Marketing i paparë!

Nuk e shijova dot këte bonus nxitës e bujar edhe për arsyen se mjeti im punon me gaz.

Nuk shijova dot as tollonat…

Na e ngrive gazin Gulf!

I paharuar kujtimi Yt.

SHKARKO APP