”Ilaçi i shtëpisë” si të shpëtosh nga acarimi i lëkurës

Acarimi i lëkurës ndodh përgjithësisht në disa zona specifike: poshtë gjoksit, në pjesën e brendshme të këmbëve ose krahëve. Lajmi i mirë është se këto zona mund t’i kuroni natyralisht dhe për shumë pak kohë. Nëse keni një problem të kësaj natyre ne ju sugjerojmë të përdorni:

Kompresa të ftohta

Mbështillni me një leckë disa kuba akulli dhe vendosini mbi zonën problematike. Kjo metodë është shumë efektive në momentet e para, kur skuqja sapo ka filluar.

Pudër bebeje

Sipas dermatologëve pudra librifikon lëkurën dhe nuk lejon krijimin e frakturave të reja.

Ujë dhe miell tërshëre

Një studim i 2012- ës vuri re se produktet që përmbanin tërshërë ulnin ndjeshë mundësinë për infeksione apo alergji. Kështu, për të trajtuar lëkurën e skuqur ju duhen 2 filaxhanë miell tërshëre dhe një vaskë me ujë të vakët. Qëndroni në të për 20 minuta dhe rezultatet do të jenë të dukshme. Larja me tërshërë sugjerohet çdo ditë.

Vaj i lules calendula me çaj kamoili dhe jeshil

Sipas një studimi të 2009- ës vaji I lules së calendula- s ka veti të jashtëzakonshme kundërbakteriale ndaj vendosni disa pika aty ku keni skuqje, djegie apo dhibje. Vajin mund ta përzieni edhe me kamomil të tharë ose çaj jeshil.

Të tjera: Aloe vera. Pastë me ujë dhe sodë buke. Turmerik (shafran i Indisë). Vaj ulliri

SHKARKO APP