Ilaçi me kanabis mund të kurojë varësinë ndaj heroinës

Ilaci me përbërje kanabisi mund të përdoret për të ndihmuar personat që janë të varur nga heroina.

Një studim ka zbuluar se CBD (një kimikat që gjendet në kanabis nuk të bën “drru”) mund të reduktojë dëshirën për të konsumuar drogë.

Edhe pse përfitimet e saj debatohen, CBD tani është në dispozicion në disa dyqane në botë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mund të rimëkëmbë personat e varur nga heroina duke ulur dëshirën e tyre për të marrë drogë deri në 300%.

Hulumtimi u realizua nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Nju Jork që testoi efektet e ilaceve me bazë përbërje kanabis.

Studimi nën udhëheqjen e Yasmin Hurd, u testua tek kafshët dhe ku u zbulua se CBD zvogëloi varësinë e heroinës.

SHKARKO APP