Ilaçi natyral për mëlçinë dhe venat e gjakut

 Nga Dr. Zef Mulaj/

Propolis; (Vlerat, rendsia perberja ,dhe perdorimi i propolist në mjeksi)

 Propolis eshte mase rreshinore, te cilen bletet e mbledhin ne bime te ndryshme per nevojat e tyre. Me kete produkt bletet mbeshtjellin zgjojet e tyre per t’i mbrojtur nga lageshtia dhe mikrobet, insektet e demtues te tjere, si dhe per balsamimin e te vrareve nga ana e tyre, si kundershtare brenda vetes se tyre, mikrobeve e insekteve. Mund te themi se keshtu bejne ”varrimin” e perkoshem te tyre.

Propolisi ka edhe efekt inibues (alelokimik), pengon mbirjen e polenit. Nga vjen propolisi? Ka shume teori te ndryshme. Ekziston nje lidhje e ngushte e perberjes kimike te propolisit, sekrecionit rreshinor te sytheve te specieve bimore, qe sherbejne si kullote e bletes, si: plepi, geshtenja e eger dhe geshtenja e bute, qershia, vidhi, lisi, shelgu, frasheri, kumbulla, pisha, bredhi. Keto sekrecione rreshinore bletet i mbledhin dhe i çojne ne zgjojte e tyre.

Ne perberjen e propolisit eshte dhe nje grup tjeter lendesh bimore, me prejardhje nga balsamet e polenit te bimeve entomofile. Ai lirohet gjate perpunimit te kokrrave te polenit nga bletet ne kete balsam, ku ato e hapin me punen e tyre. Per ta zbutur kete mase, bletet perdorin edhe disa produkte te vetemetabolizmit, duke futur ne kete produkt acide te larta yndyrore.

Bletet e nje zgjoji mund te mbledhin, per nje vit, rreth 60-200 gr propolis. Si eshte propolisi? Droga perbehet nga nje mase amorfe e bute, me ere balsamike aromatike, me ngjyre te verdhe, te gjelber ne kafe te çelur, me shije te hidhur e djegese, qe vjen duke te mpire. Zbutet, po ta mbash ne dore dhe merr formen si te duash t’ia japesh. Nuk tretet ne uje, por ne alkoolin 96° kloroform dhe eter; nuk eshte helmues ne mjekim.

Pse quhet propolis? Etimologjikisht ka dy origjina, nje nga greqishtja: pros= pergatit e polis=qytet. Kjo do te thote se bletet grumbullojne nje sasi te madhe nga ky material ne hyrjen e zgjojit. Ndersa nje term tjeter eshte me origjine latine: per e polire=per te pastruar e sitemuar, vernikuar zgjojin dhe mbrojtur ate nga demtuesit ne alveolat (hojet) e saj te brendshme. Keshtu propolisi eshte nje substance potente antiseptike, qe u sherben bleteve ne funksionimin normal te jetes se tyre brenda ne zgjua.

Cila eshte perberja kimike e propolisit? Ka mbi 100 perberes, te cilet ndahen ne 10 grupe te ndryshme, si rrjedhesit e flavonit. Ketu bejne pjese rrjedhesit e flavonit (krisina, tektokrisina, apigenina), te flavonololit (galangina, kemferoli, kuercetina, ramnozina, zoramnozina, pinobaksina); te flavanonit (pinocembrina, pinostrobina etj).

Ajo permban dhe rrjedhes te acideve benzoike (acid benzoik, salicilik), para-hidroksibenzoik e tjere, si vanili e izovanilin etj. Ka edhe rrjedhes te acidit aldehidik e te alkoolit cinamik, kumarina (eskuletin, e skopoletin) dhe lende te tjera aromatike (siacetofenone, eugenol), terpenoide, borneol, bisabolol, kariofilen, skualen, polisakaride, vitamina te grupit B, PP dhe provitamine A, oligoelemente (Mn, Zn , Ba, Ti, Ni, Cu, Cr, Pb, Ca). Cilat jane perdorimet e propolisit? Ka veprim antibakterik, antiviral, antimikotik, veprim kunder trikomonase, imunostimolant, antiinflamator, mbrojtes i eneve te gjakut, protetor i heparit. Ka efekt antioksidant e kunder radikaleve te lira, cikratizant. Propolisi njihet si nje droge e lashte mbi 5.000-vjeçare, per mjekimin e plageve ne kohe lufte.

Veprimi bakteriostatik e baktericid. Vetite kurative te propolisit jane njohur me kohe, por veprimet biologjike te tij jane shtuar ne shekullin e 19-te. Ne vitin 1947, Insituti i Veterinarise ne Kazan beri te parin studim per efektin bakteriostatik e baktericid ne disa mikroorganizma te futura ne alveolat e bleteve. Ne vitin 1975, vihet ne pah efekti baktericid i propolisit ne B.subtilus, B.alvei, B. vulgaris, E. coli dhe ne vitin 1991 veprimi antimikotik. Kete veprim e jep acidi kafeik, pinocembrina, pinobancisima e kumarato benzoik. Ky efekt eshte pare ne shume fungi ne lekure, si mikrosporum, trycophyton tonsuras e verrucosum, candida, torulopsis, trikosporum. Stimulon (nxit) nje numer te madh ezimatike, duke inibuar rritjen e disa protozoareve. Pengon edhe zhvillimin e mikrosporumcanis, helmintosporium sp. e cladosporium.

Veprimi antiviral: Eshte pare veprimi i propolisit ne shume viruse influenciale e ne ndonje virus te bimet. Ne vitet ’80 jane bere shume studime per efektin e propolisit, ne menyre te veçante ne herpes labialis, herpes simplex virus.

Ne vitet ’90 ky studim u thellua nga Debiagi e Tateo, duke përcaktuar se ne krisina e kaempferol jane flavonoidet kryesore, qe e shfaqin kete veprim antiviral. Me kohe u vleresuan edhe te tjera veti inibuese te replikimit te ndonje adenovirus coronavirus e rotavirus.

Veprim anestezik: Veprimi anestezik i kushtohet ekstraktit alkolik ose ujor, qe vepron , mbi te gjitha, ne nivelin siperfaqesor, ne mukozen e gojes, duke i dhene mundesine e perdorimit ne stomatologji (infeksionet e gojes). Kjo i kushtohet acideve benzoike e pinocembrina. Ekstraktet e propolisit kane shfaqur nje efekt te ngjashem me novokainen. Veprimi cikatrizant. Ka efekte cikatrizante ne plage, kryesisht ne dermatologji: djegie e ekzema me origjine mikrobike dhe ne plage dekubituese.

Veprimi mbrojtes i eneve te gjakut: Vjen nga permbajtja e flavooideve. Veprimi imunostimulant: Potencializon veprimin e vaksines kunder tifos e paratifos. Ky veprim vjen nga stimulimi i qendres timo e limfociti. Nga studimet e arritura, shihet nje efekt i ekstraktit te propolisit per inibimin (ndalimin ose frenimin) e rritjes se qelizave kancerogjene.

 Veprimi antiosidant i antiradikaleve te lira: Eshte shfaqur efekti i propolisit per inibimin e perosidazes, te lipideve e te lecitines. Ketu shfaqet veprimi i krisines , tektokrisina, galangina. Per kete arsye, mund te perdoret ne shume demtime qelizore nga peroksidimet e lipideve dhe

radikalet e lira, te çliruara brenda ne qelize. Ketu shfaqet veprimi antidepresiv, antivekiament, nje efekt diuretik, qe ndihmon ne marrjen e vitamines C nga ana qelizes.

Ndihmon ne marrjen e kalciumit, nxit imunogjenezen dhe ka nje efekt te lehte antihelminik.

Si mblidhet propolisi te bletet?

Mblidhet ne alveolat e permbajtjes se koshereve te bleteve. Sasia e saj ne vit varet nga numri i alveolave, qe mund te arrije 150 e deri ne 300 gr per alveole. Per te lehtesuar heqjen e propolisit, eshte e nevojshme qe te ftohet masa, ne menyre qe, kur te goditet, te bjere lehte, te shkeputet. Kur mblidhet, ai vjen bashke me rezinat, te cilat jane te demshme per organizmin.

Sasia e propolisit varet nga shume faktore, si temperatura, gjendja e alveolave, profili fitologjik i mbledhjes se nektarit. Nga reza e bletes me shume japin rezultat apis mellifera var. Bleterritesit, per te shtuar prodhimin e tyre, bejne shume veprime:

– Rrisin hapesirat per alveolat.

– Zgjedhin menyren e ndertimit te vete zgjojit, me pjese sa me te holla.

– Fusin nje grile shtese plastike ose metali te paoksidueshme brenda zgjojit.

Perdorimi dhe metodat e pergatitjes:

Nje nga menyrat e përdorimit te propolisit eshte ne forme tinkture, 20%, ekstrakti te lenget dhe te bute, emulsion e pomade.

Teknologji te reja te perparuara per perdorimin e propolisit: Kur mblidhet propolisi ne menyra te ndryshme, ai eshte i papaster (i perbere nga poleni, lekura e bleteve, resinat e alveolave etj.).

Per ta bere te perdorshem ne mjekesi, ai duhet te pastrohet (depurazione). Metoda e pare per pastrimin (purifikimin) eshte praktikuar me macerim, duke u lene per nje muaj ne alkool etilik 95°. Me gjithe kete, ai nuk arrinte te shkrihej. Ne menyre artizanale ose primitive jane bere ekstrakte me alkool, qe sherbejne per te bere purifikimin e tij, me te gjithe elementet integrale e te qendrueshme, me tere principet e tij. Kerkimet farmaceutike, italiane e nderkombetare, (Industria Erboristerika Italiana si spechiasol, ne Verona), pas shume vitesh, kane bere te mundur zbulimin e nje metode te veçante ekstraktimi, te pajisur me breveto (patente), CH 1722, date 09/04/ 90, qe eshte quajtur E.P.I.D. (estrato di propoli idrosolubile decerta). Ne princip, kjo metode e ben te tretshem propolisin dhe decerate.

Ky ekstraktim behet me solven natyror dhe ne te ftohte, duke ruajtur cilesite dhe principet aktive te propolisit. Keshtu behet i tretshem ne uje dhe nga ana teknologjike e farmakolodjike i efektshem e i thithshem nga mukozat, lekura dhe aparati i degjimit. Kjo metode ekstraktimi ben te mundur perdorimin e propolisit ne shume

menyra teknologjike, si kapsulim, pomada, kremra aerosole etj. Formulimet e propolisit, sipas metodes se ekstraktimit (E.P.I.D), jane si pluhura te tretshme ne uje.

Marrja e propolisit me vitaminen C, sherben si stimulante e imunodifezes se organizmit, kryesisht ne periudhat dimerore. Menyra e perdorimit: Nje qese (nje leter me sasine e droges se matur) ne dite, e tretur ne uje, per te rriturit dhe per femijte duhet 1/2 e qeses.

Propolisi, i shoqeruar me boronicen (ekstaktin, macerat), jep shurup sheqeri, ekstrakt. Propolisi vaj esencial i mentes perdoret: tri luge ne dite, ne kollin e thate, si anti infektiv. Spray, perdoret ne infeksionet e gojes, ne laringjitet e faringjitet. Perdoret si kolutor e paste dhembesh etj. Ndersa perdoret edhe si detergjent intim, per perdorim lokal, si pomade etj.

Shenim: Propolisi nuk eshte toksik. Mund te perdoret per nje kohe te gjate, deri ne nje muaj. Por, per njerez te ndryshem, mund te jape alegji.

Veprimet kryesore:

-Veprim antibakterial + + + +

-Anti viral + + +

-Kunder trikomonas + + +

– Imunostimulant + + +

– Antiinflamator + + +

– Mbrojtes i venave te gjakut + +

– Mbrojtes i melçise + + +

– Antioksidant i radikaleve te lira + + +

SHKARKO APP