Insufiçienca kardiake shkakton vdekje më shumë se çdo formë kanceri
Kardiologë të njohur shqiptarë dhe italianë, konkluzione të përbashkëta për insufiçencën kardiake akute dhe kronike
Kardiologë të njohur shqiptarë dhe disa profesorë italianë, lektorë në Universitetin e Lecces, arrijnë në konkluzione të përbashkëta për mjekimin e insufiçiencës kardiake akute dhe kronike. Duke vlerësuar Insufiçencën kardiake si një patologji globale e cila shkakton vdekje edhe më shumë se çdo formë kanceri, ku pjesa më e madhe e pacientëve janë nën 65 vjeç, kardiologët shqiptarë dhe italianë diskutuan dje gjërësisht për këtë patologji në Workshop-in që organizoi Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT, në bashkëpunim me Autoritetin Rajonal të Leçes. Ky Workshop i Telemedicinal QSUT “Nënë Tereza”, nën drejtimin e Prof.Asc Franco Pisano dhe Prof.Dr.Petrit Bara, ishte një risi sepse nëpërmjet një videokonferencë u lidhën me rrethet e vendit, Kosovën dhe Maqedoninë.
Profesorët italianë Stefano Sabato, Franco Pisano, Luigi Perrone dhe Paolo di Paolo – lektorë të Universitetit të Lecces dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm me diskutimet dhe përvojën e tyre për insufiçiencën kardiake.
Duke folur në hapje të këtij Workshop-i, me temë: “Modeli i integruar i menaxhimit të pacientëve me isufiçiensë kardiake: Diagnostika dhe trajtimi”, Prof.dr.Bara,ndër të tjera u shpreh për përdorimin e Defibrillatorëve të Implantuar që reduktojnë ndjeshëm vdekjen e papritur, por që sipas tij edhe kjo nuk e redukton progresin e insufiçiencës kardiake. Bazuar në statistikën vërtetë të frikshme, sipas së cilës 50 përqind e pacientëve me insufiçiencë kardiake bëjnë vdekje të papritur, dr.Bara, si një nga kardiologët më të mirë të vendit argumentoi bindshëm domosdoshmërinë e përdorimit të Defibrillatorëve të Implantuar. Me mjaftë interes u ndoq nga pjesëmarrësit vendas e të huaj në këtë veprimtyari të rëndësishme edhe referati që mbajti Prof.Dr.Petrit Bara me temë “Terapia Sinkronizuese si avantazh në uljen e mortalitetit në insufiçiencën kardiake.
Personalitete të tjera të kardiologjisë, si Prof.Asc Sokol Myftiu e Dr.Bernard Shehu, referuan me mjaftë kompetencë e profesionalizëm për diagnozën dhe trajtimin e insufiçencës kardiake akute dhe kronike si dhe për Terapitë e fundit në insufiçencën kardiake kronike dhe ACE-I si terapi parandaluese në përshkallëzimin e insufiçencës kardiake.
Konkluzionet e kardiologëve shqiptarë u vlerësuan pozitivisht edhe nga Prof.Asc Franko Pisano, FESC.
Prof.Asc Sokol Myftiu vlerësoi Udhëzuesin “Diagnoza dhe mjekimi i insufiçiencës kardiake akute dhe kronike si një dokument të bazuar në evidenca të sakta. Ai evidentoi si risi të këtij Udhëzuesi identifikimin e një termi të ri për pacientët me IK dhe FE 40-49 përqind (HfmrEF), identifikim ky që do të stimulojë kërkimet për karakteristikat, fizpatologjinë dhe mjekimin e kësaj popullate. Dr.Myftiu dha rekomandime të qarta për kriteret diagnostikuese për insufiçiencën kardiake me FE të reduktuar, mesatarisht të reduktuar dhe FE të ruajtur, rekomandime këto që synojnë prevenimin dhe shtyrjen e zhvillimit të insufiçencës kardiake ose prevenimin e vdekjes para fillimit të spimptomave. Sipas Dr.Sokol Myftiut, ky dokument është në konsensus i një Task Force dhe Komitetit të ESC për udhëzuesit praktikë.
Dr.Benard Shehu foli për Lisinoprilin që siguron përfitime simptomatike në pacientët me insufiçencë kardiake congestive. Duke u ndalur në Studimin ATLAS, Dr.Shehu tha se ky studim tregoi se doza të larta të lisinoprilit reduktonin në mënyrë të ndjeshme rrezikun e pikës përfundimtare të kombinuar të morbiditetit dhe vdekshmërisë në krahasim me doza të ulëta të barit. Për dr.Bernbard Shehun “Lisinopril është të paktën aq efektiv dhe gjithashtu tolerohet si anëtarë të tjerë të klasës ACE inhibitor për trajtimin e dështimit të zemrës congestive.
Një kontribut të jashtëzakonshëm me diskutimet dhe përvojën e tyre dhanë: Prof.Dr.Baboçi, Prof.dr.Bara, Prof.dr.Myftiu, dr.Mirela Hasani, Ejona Cauli si dhe Dr.Benard Shehu. Përvoja dhe konkluzionet e tyre për sa i përket insufiçencës kardiake u vlerësuan edhe nga kolegët italianë, profesorë në Universitetin e Lecces.
Insufiçenca kardiake është një sëmundje e rëndë gjatë së cilës zemra është e dobët dhe nuk mund të dërgojë mjaftueshëm gjak në të gjithë trupin, e cila rezulton në një trup i cili nuk merr sasinë e nevojshme të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për të punuar normalisht. Dhe përderisa gjaku dhe oksigjeni nuk janë në nivele të mjaftueshme për të ushqyer muskujt dhe organet e trupit, muskujt lodhen dhe si rrjedhojë pacienti me insufiçiencë kardiake lodhet shumë lehtë.
Në të njëjtën kohë, trupi nuk kthen gjak në nivele të mjaftueshme drejt zemrës sepse është duke pritur për një “tërheqje të madhe” që nuk vjen asnjëherë. Kështu që gjaku mblidhet në vena, duke pritur që të rikthehet në zemër. Presioni aty rritet, rrjedhimisht lëngjet dalin tek indet përreth, kryesisht tek këmbët dhe beli. Lëngu mblidhet gjithashtu në mushkëri sepse nuk e ka të lehtë të kthehet tek pjesa e majtë e zemrës dhe shkakton kongjestion në mushkëri dhe gulçim. Këto pra janë edhe simptomat kryesore të insufiçiencës kardiake. Trupi përpiqet ta menaxhojë situatën duke bërë disa përshtatje, por e menaxhon atë vetëm për një kohë të shkurtër. Në fund, këto përpjekje të organizmit jo vetëm që nuk ndihmojnë por çojnë drejt vetë-shkatërrimit.
Halil RAMA