Irlandë, zhytje nudiste rekord, 2500 femra në det për të luftuar kancerin
Më shumë se 2500 femra janë zhveshur duke u larë në det dhe duke thyer një rekord Guinnes.
Shumë prej tyre kanë qenë të mbijetuara nga kanceri dhe janë shfaqur nudo si një mënyrë për të kapërcyer çështjet e vetëbesimit për shkak të plagëve nga operacionet dhe mastectomisë.
Kolektivisht, këto femra kanë thyer rekordin Guinnes, duke u zhytur nudo në plazhin e Maghermore, në brigjet e Dublinit, në temperaturën 10 gradë celcius. Ato gjithashtu kanë mbledhur rreth 275 000 euro, të cilat do të shkojnë për bamirësi, në luftën kundër kancerit.
Rekordi i mëparshëm ishte në Australi, në Perth, me 786 femra të zhveshura.