Italia ligj kundër anoreksisë

Parlamenti italian po punon për hartimin e një drafti ligjor për të luftuar sëmundjen e anoreksisë e bulimisë, duke i konsideruar një patologji sociale që cdo vit e më shumë prek moshat e reja kryesisht të gjinisë femër.

Komisioni i shëndetit në Senatin Italian po punon me dy propozimi ligjore të prezantuara nga senatorja e Forza Italia Maria Rizzoti dhe nga demokratja Caterina Bini të cilat kërkojnë që në kodin penal italian të futet krimi i nxitjes së përdorimit të praktikave ushqimore që provokojnë anoreksinë e buliminë.

Sipas statistikave të fundit në Itali rreth 2 milionë persona vuajnë nga sëmundja e anoreksisë e mosha e tyre varion nga 12 deri në 25 vjec.

Sipas Federatës së mjekëve pediatër në Itali, rreziku i anoreksisë po rritet në mënyrë preokupuese, 60.4 % e vajzat adoleshente të grup moshave nga 11-13 vjec dëshërojnë të jenë më të dobëta, 24% prej tyre ka provuar të paktën një dietë për t’u dobësuar, e 32% e tyre është konsultuar tek një mjek dietolog.

Gjatë 10 viteve të fundit në Itali është verifikuar një numër gjithnjë e në rritje i rasteve të sëmundjes së anoreksisë në vajza nën moshën 12 vjecare e shfaqje e kësaj sëmundje dhe tek të rinjtë meshkuj.

Në 1000 femra italiane të moshës nga 12 deri në 25 vjece, 3 prej tyre vuajnë nga anoreksia nervoze, 10 nga bulemia nervoze e 70 vuajnë nga të dyja këto patologji.

Drafti ligjor kundër anoreksisë dhe bulimisë kërkon futjen në kodin penal të krimit me një dënim derin në 1 vit burg e gjoba të kripura nga 10 mijë deri në 50 mijë euro ndaj kujtdo që nxit praktikat ushqimore që provokojë sëmundjen e anoreksisë.

Në vëmëndje të këtij drafti ligjor janë agjensitë e modës dhe të reklamave të cilat nuk duhet të punësojnë modele që nuk prezantojë një dokument mjekësor apo kur në dokumentin mjekësor nënvizohet gjëndja e fortë nën peshe e masës trupore të modeleve. Dënimi e gjoba ndaj tyre rriten në rast se modelja është një minorene 14 vjecare apo një person i paaftë për të menduar e vepruar.

Gjithashtu drafi ligjor kundër anorekisë synon të luftoj dhe të gjitha blogjet apo portalet e hapura nga persona që vuajnë nga anorkesia e bulemia por që në vend që të ndihmojnë për të luftuar këtë sëmundje këshillojnë dieta e mënyra për t’u dobësuar më shumë.

/Ora News

SHKARKO APP