Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë Shqipërisë
Mëngjesin e sotëm , një grua 62-vjeçare solli në jetë një fëmijë në spitalin Giovanni në Romë.
Vajza e porsalindur peshkon 3 kg e 200 gramë dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.
Nëna që punon si inferemiere nuk është e martuar dhe nuk ka partner. Pas disa lidhjeve të dështuara, ajo vendosi që të realizojë fekondimin në një klinikë private në Shqipëri.
Ajo ‘adoptoi’ embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla.
Mediat italiane raportojnë se 62-vjecarja iu drejtuar Shqipërisë sepse në Itali është e ndaluar kjo praktikë, përfshirë faktin se ka kaluar limitin e moshës.
Në intervistën për “Messangero”, ajo zbuloi se donte të bënte fëmijë me çdo kusht, edhe pse nuk e kishte gjetur partnerin e duhur.