Ja arsyeja pse analizat merren gjithmonë në gishtin e unazës
Kush ka bërë analiza, të paktën disa specifike, përveçse në damar në krahë, i është marrë gjaku në gishtin e unazës.
Por a e keni pyetur veten se pse gjaku merret pikërisht në këtë gisht?
Arsyeja është fare e thjeshtë, ky gisht sforcohet më pak dhe lëkura e tij ëhstë më e hollë, çka e bën më të favorshëm për të marrë gjak.
Gjithashtu ky gisht ndjen më pak dhimbje se të tjerët.
Gjithashtu gishti i madh dhe ai i vogël janë shumë të lidhur me krahun dhe në rast infeksioni, rrezikojnë që ta përcjellin në gjithë krahun.
Për këtë arsye në vend të gishtit të unazës, për marrjen e gjakut përdoren edhe gishtat e tjerë, përveç të voglit dhe të madhit.