Ja ç’duhet të keni parasysh nëse nisni dietën
Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, sigurisht në mënyrë të shëndetshme, e sigurtë është se i gjithë fokusi juaj është tek çfarë ushqimesh do të hani gjatë ditës. Në fillim vendosni të hiqni dorë nga konsumimi i mengjesit. Gjithçka mendoni janë sallatrat dhe perimet. Por ora 3 e drekës vjen shpejt dhe jeni kaq të uritur sa mund të hani çdo gjë që ju del përpara. Kështu që i drejtohesh karameles së parë që të zënë sytë. Pendohesh sepse sapo mëkatove dhe vendos që s’do të hash më deri nesër, por ora 6 e pasdites të gjen të zhytur në kuzhinë duke ‘pickuar’ ç’të ketë frigoriferi.
Dhe e gjithë kjo dramë ju mban me shpresën se do të hiqni kilogramët e padëshiruar.
Në fakt, studimet e fundit kanë treguar se elementi kryesor i një diete nuk janë ushqimet por orari strikt në të cilin duhet t’i konsumojmë ato. Të shmangesh vaktet, aq më tepër mëngjesin, jo vetëm që nuk do të na ndihmojë por do të jetë në disavantazhin tonë.
E ndërsa dreka, i cili konsiderohet si vakti kryesor duhet të jetë i pasur me shumë perime dhe sa më pak karbohidrate. Sallata s’duhet të mungojë kurrë, ose në vend të saj një pjatë e mirë supe. Ajo çfarë është e rëndësishme janë oraret në të cilat do t’i konsumoni këto ushqime gjatë 24 orëve.
Një vakt pasditeje do të ishte gjithashtu i rëndësishëm nëse darkën nga dreka e ndajnë më shumë se 5 orë. Përveç pjesës që asnjë vakt nuk duhet shmangur, ajo ç’ka hani vlen po aq shumë sa koha në të cilën uleni në tryezë. Kështu që para një diete, më shumë se gjithçka ju duhet organizimi i kohës.