Ja çfarë duhet të keni parasysh në raste emergjence

Në raste emergjence gjëja e parë që na shkon në mendje është të marrim një këshillë nga të afërmit tanë. Megjithatë ndonjëherë as kjo nuk do të na ndihmonte.

Më poshtë ju sjellim disa udhëzime çfarë duhet të keni parasysh në këto raste sipas “The bright Side’:

1 – Vendosja e akullit

Në raste të goditjeve plaga do të fryhej prandaj vendosja e akullit në moment do ta ndihmonte atë. Mos e vendosni akullin direkt në plagë, por përdorni një copë të pambuktë dhe mbajeni për 20 minuta.

2 – Fërkimi me alkool

Është një mënyrë për dikë që është me temperaturë dhe ethe, por përdorimi i pakontrolluar do ta rriste temperaturën.

3 – Të ngresh dikë që i ka rënë të fikët

Është e gabuar që ta ngresh nga koka pasi do ta përkeqësonte. Mënyra e duhur do të ishte të vendosej një jastëk tek këmbët e tij.

4 – Përdorimi i kremrave në plagë

Mënyra e duhur do të ishte që kremi të vendosej pasi plaga është ftohur me akull.

5 – Zhvendosje e kockave të kyçeve

Në këto raste gjëja e parë që duhet të bëni është ta lidhni këmbën ose dorën me fashë.

6 – Dëmtimi i muskujve

Të gjithë mendojnë se të mbash këmbën në të ngrohtë do ta ndihmonte muskulin, por në të vërtetë do ta përkeqësonte. Ditët e para duhet ta mbani me të ftohtë.

SHKARKO APP