Ja çfarë i bëjnë 3 kafe në ditë mëlçisë tuaj
Kafeja, kjo pije popullore mendohej për shumë kohë që shkaktonte sëmundje të zemrës dhe kancer. Por hulumtimet e reja në mbarë botën i hedhin poshtë këto pretendime dhe sugjerojnë se në të vërtetë kafeja është e dobishme për shëndetin tuaj.
Duket se për shumicën e njerëzve, pirja e kafesë mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë, kontribuon në performancën e tyre dhe jetëgjatësinë. Ndërsa studiuesit pohojnë se 3 filxhanë kafe në ditë mund të formojnë një pjesë të një diete të shëndetshme dhe mënyre jetese.
Studimet e fundit nuk gjetën asnjë lidhje midis konsumit të kafesë dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Aktualisht besohet se pirja e kafesë mund të sjellë përfitimet e mëposhtme:
Mbrojtja nga sëmundjet e mëlçisë, duke përfshirë kancerin e mëlçisë.
Mbrojtja kundër sëmundjes së Parkinsonit.
Mbrojtja nga diabeti i tipit 2.
Rrezik më të ulët të depresionit
Disa studime madje sugjerojnë se kafja mund të reduktojë normat e përgjithshme të vdekshmërisë.
Por kujdes!
Sipas hulumtimit, pirja e sasive të mëdha të kafesë pa filtër ngre nivelin e kolesterolit. Por, të gjitha, studimet bashkëkohore për kafen tregojnë se për shumicën e njerëzve, përfitimet shëndetësore të kësaj pije antike janë më të mëdha se rreziqet.
Sa kafe mund të pini?
Të gjitha këto të dhëna inkurajuese nuk do të thotë që tani mund të pini sasi të pakufizuar të kafes. Si gjithmonë, moderimi është çelësi i shëndetit. Mosha, pesha, historia mjekësore dhe toleranca për kafen duhet të merren parasysh.