Ja çfarë ndodh me trupin nëse hamë vetëm mish

Këtë vit është vënë shumë në vëmendje thirrja se njerëzit duhet të heqin dorë nga mishi e të bëhemi të gjithë vegjetariane. Po nëse të heqim dorë nga gjithçka tjetër e të konsumojmë vetëm mish? Rezulton se i gjithë mekanizmi i organizmit dhe trupit tonë do çorientohej.

Së pari, mishi i cili mund të vijë nga kafshët e ngordhura sjell probleme si helmim të rëndë, prekje nga viruse dhe baktere që mund të çojnë deri në vdekje, kapsllëk dhe diarre e më pas probleme serioze.

Të heqësh dorë nga karbohidratet do të thotë se nuk do kesh energjitë e mjaftueshme për të përballuar ditën. Në vend të kësaj, trupi do përdorte djegien e yndyrës së nevojshme duke shkatërruar kështu proteinat vitale, të cilat nëse mungojnë sjellin efekte anësore të rrezikshme. Mishi i lepurit është i rrezikshëm, pasi ka shumë pak yndyra, nga ato që trupi ka nevojë.

Një tjetër vrasës i mundshëm është mungesa e Vitaminës C, pasi njerëzit janë një nga krijesat e pakta që nuk mund ta përvetësojnë nëse nuk marrin produktet e duhura. Kështu nuk mund të jetosh nëse ke një dietë vetëm me mish. Megjithatë është e nevojshme që të merret një sasi mishi, kryesish mishi i kuq, i cili duhet të përpunohet e të piqet mirë.

SHKARKO APP