Ja çfarë nevojitet për të rritur fëmijë të lumtur
Nga Jessica Rizza
Çdo prind ka një rol udhëheqës thelbësor për të rritur një fëmijë të lumtur, sepse fëmija ka nevojë që të jetë i shoqëruar në udhëtimin drejt zbulimit të pavarësisë së tij, me largpamësi dhe besim. Shpesh sillemi me fëmijët duke u nisur nga humori i momentit ose nga bindje që nuk rrjedhin nga një analizë e vërtetë e fakteve, por nga eksperienca jonë personale e jetës.
Prindërit janë, mbi të gjitha, njerëz, me vështirësitë dhe limitet e tyre, megjithatë, për të menaxhuar përgjegjësinë mbi një fëmijë në mënyrë konstruktive është e rëndësishme që të vihemi edhe vetë në diskutim, pa u ndalur tek aparenca ose tek ajo që na kanë mësuar në fëmijëri rreth fëmijërisë.
Nuk ekzistojnë manuale për të qenë prindër perfektë. Të lexosh e të informohesh, po, mund të ndihmojë, por çdo fëmijë është dhe mbetet një krijesë njerëzore unike, me një karakter dhe sjellje me jetën, absolutisht personale. Ja pse disa rregulla mund të jenë të dobishme me një fëmijë, por mund të jenë jo produktive me një tjetër.
Pengesa më e madhe? Mos i jepesh nervozizmit të momentit. Kur të rrëmben inati, më mirë të kërkohet një moment qetësimi dhe të riktheheni në diskutim me mendje të qetë e me ide më të qarta. Kjo është mënyra e këshilluar edhe në rastet kur kapriçot ndjehen shumë. Të ulërasësh më fort se fëmija nuk është zgjidhja. Përkundrazi, mund të thellojë ngarkesën e agresivitetit, dhe me kalimin e kohës, mund të transmetojë idenë se momentet e kundërshtive kalohen duke ngritur zërin. JO! E gabuar! Të diskutosh pa u grindur është e mundur, madje e dëshiruar. Të mësosh të shprehësh emocionet e tua përbën një moment me rëndësi jetike për rritjen.
Të manifestosh nevojat e tua përmes emocioneve ndihmon që të bëhesh një i rritur më i përgjegjshëm dhe në gjendje që të përballosh nevojat e tua pa ndjenja faji drejt të tjerëve. Ndihmon fëmijën tënd që të jetë në kontakt me ndjenjat që provon në thellësi, në vend që të përdorë vetëm pyetje direkte, e kthen në shprehi të përditshme zakonin e të treguarit dhe dëgjimit, reciprok. Dëgjimi autentik transformon bërthamën familjare në një vend bashkëpunimi në besim dhe shkëmbim.
Mos e bllokoni fëmijën me shprehje të tipit: “Po qave, mami mërzitet”. Kur themi fraza të tilla, inati dhe trishtimi i fëmijës nuk zhduken por bëhen një peshë e padukshme që është në gjendje ta shtypë fëmijën. Një fëmijë duhet ta dijë që në familje duhet të flasë për të gjitha, i hapur dhe kurioz, pa tabu, edhe për seksin apo pedofilinë.
Sepse, duam s’duam, duhen edhe këto biseda. Të rrisësh një fëmijë është edhe ta ndërgjegjësosh mbi rreziqet që janë në botë, duke e ndihmuar të zhvillojë shpirtin kritik dhe vetëvlerësimin që i duhet për të ecur me këmbët e veta, i bindur se do ja dalë.