Ja çfarë tregon pozicioni i gjumit për personalitetin tuaj

Shumica e psikologëve pajtohen se gjuha jonë e pavetëdijshme e trupit zbulon shumë për gjendjen tonë mendore dhe madje edhe për marrëdhëniet tona.

Por çfarë mësimesh mund të mësojmë nga pozicionet tona të gjumit?

Gjuha jonë trupore gjatë gjumit, sipas ekspertëve,është gjithnjë e më interesante sepse nuk ka ku të fshihet.

Gjatë ditës, ne mund të fshehim mënyrën se si ndihemi, por gjithçka që ndryshon natën kur askush nuk na sheh dhe e kemi lëshuar veten në gjumë.

Sipas Annabel Knight, ja çfarë tregojnë disa nga pozicionet më të zakonshme të gjumit.

Trungu

Personat që flënë për së gjati janë përgjithësisht të relaksuar, njerëz pozitivë që mendojnë për të mirën e të tjerëve. Të shoqërueshëm nga natyra, njerëzit duan të jenë rreth jush.

Ushtari

Personat që flenë në këtë pozicion ka të ngjarë të jenë të fortë, tipa të heshtur. Shpesh të qetë dhe itë rezervuar, nuk ju pëlqen të bëjnë ‘zhurmë’.

Ylli i detit

Ky është pozicioni më pak popullor, ata që flenë në këtë lloj mënyre priren të jenë të sigurt dhe të bashkuar, por jo domosdoshmërisht duan të jenë qendra e vëmendjes.

Fëmija

Fjetja me gjunjët e mbledhur, njëlloj siç rrinit në barkun e nënës, është instiktive dhe ngushëlluese – dhe sugjeron se, edhe pse mund të duket të keni një pamje të ashpër, ju keni një zemër të butë dhe keni nevojë të ndiheni i mbrojtur.

Parashutisti

Nëse ndiheni rehat duke fjetur në këtë pozicion “të lirë”, kjo sugjeron që ju jeni një person i hapur dhe i sigurt.

Lakmuesi

Njerëzit që flenë në këtë pozicion të pazakontë kanë gjasa të kenë karaktere komplekse, të hapura, por cinike.

SHKARKO APP