Ja efekti që ka një shegë në ditë në organizmin tuaj

Të mirat që vijnë nga konsumimi i shegës janë të provuara shkencërisht. Të dhënat shkencore thonë se kur hani shegë çdo ditë do të ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të gjirit dhe prostatës.

Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Studimet kanë treguar se konsumi ditor i shegës ul nivelet e inflamacionit të prostatës që hapin rrugën drejt shfaqjes së kancerit.

Shega ka aftësinë të parandalojë rritjen e tumorëve. Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat kancerogjene të vetë shkatërrohen.

Ju këshillojmë të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit. Trupi juaj do t’ju falenderojë.

Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt. Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.

Mban larg sëmundjen e Alzheimer 

Një studim shkencor zbuloi se konsimimi i 2 gramëve të ekstraktit të shegës në ditë rimëkëmbte kujtesën tek pacientët që i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe kishin një kujtesë më të mirë.

Pirja e shpeshtë e lëngut të shegës ose ngrënia e frutit ka ndikim shumë të fortë tek kujtesa e të moshuarve dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.

Vlera të tjera të shegës

Shega ju bën më të zhdërvjellët.
Forcon sistemin imunitar dhe ju furnizon me vitaminë C.
Mbron mishrat e dhëmbëve dhe pastron bakteret.
Përmirëson tretjen.
Ndihmon në trajtimin e artritit dhe dhimbjeve të kyçeve.
Ul tensionin e gjakut.
Ul stresin.

SHKARKO APP