Ja kur duhet të pini ujë gjatë ditës

Uji është një nga elementët më të rëndësishëm për trupin e njeriut. Uji bën të mundur lubrifikon kyçet, transporton oksigjenin në trup, rregullon temperaturën, ndihmon në tretje si dhe largon toksinat. Por duhet bërë gjithnjë kujdes që të konsumohet sasia e duhur e ujit në ditë që patjetër duhet të kalojë 2 litrat. Gjithashtu me rëndësi është edhe koha se kur duhet të konsumojmë ujë.

1-Kur zgjoheni në mëngjes. Largon toksinat nga trupi.

2-Përpara vaktit. Ju bën të ndiheni më të ngopur dhe parandalon ushqyerjen e tepruar.

3-Kur ndiheni të uritur. Ndonjëherë kur jeni të uritur në fakt është thjeshtë një shenjë dehidratimi. Prandaj pini një gotë ujë për të dalluar nëse jeni vërtet të uritur apo të dehidratuar.

4-Përpara dhe pas ushtrimeve fizike. Ju mbron nga dehidratimi. Gjithashtu mban balancën e fluideve në trupin tuaj.

5-Kur jeni të sëmurë. Ju hidraton si dhe largon toksinat duke ju ndihmuar që të merni veten më shpejtë.

6-Kur ndiheni të lodhur. Lodhja është shenjë e dehidratimit. Nëse pini një gotë ujë kjo do t’ju japi energji

SHKARKO APP