Ja pse antibiotikët s’ju shërojnë si më parë

Sëmundje që dikur trajtoheshin lehtë tani janë serioze, të kushtueshme dhe nganjëherë vdekjeprurëse. Edhe pse ndodh që marrim antibiotikë të ndryshëm, asnjëherë nuk na japin efektin që prisnim. Brenda muajit, mund të sëmuremi përsëri nga e njëjta patologji.

Pse ndodh kjo? Antibiotikët po bëhen të pafuqishëm për të luftuar mikrobet, sepse ne marrim antibiotikë edhe nëpërmjet ushqimeve, apo llojit të mishit që trajtohet me të tilla produkte kimike.

Banka Botërore në një raport të saj bën me dije se numri në rritje i infeksioneve që i rezitojnë antibiotikëve mund të çojë në varfëri ekstreme, 28 milionë njerëz, deri në vitin 2050, të dëmtojë ekonominë, apo të rrisë shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Raporti përfshin pasojat e rritjes së valës së baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, që ekspertët thonë se shkatohen nga keqpërdorimi dhe përdorimi i tepruar i antimikrobeve. Me antibiotikë ushqehen edhe peshqit dhe bagëtitë për të ndihmuar rritjen e tyre më shpejt.

Sa herë që përdoret një antibiotik, ai vret shumicën e baktereve, të cilat në fakt mbijetojnë, bëhen rezistente dhe mund të riprodhohen me shpejtësi./Shije.life/

SHKARKO APP