Ja pse burrat mendojnë se gratë e tyre janë të padurueshme

Qoftë nga hormonet, apo çdo lloj arsyeje tjetër që mund të merret në konsideratë, në një farë pike cilido ndien se ka diçka që nuk shkon me partnerin.

Lidhur me këtë çështje, Bob Navara, një terapist i martesave dhe familjes, thotë se këto ndjenja shpesh janë normale dhe mbi të gjitha nuk ndikojnë në prishjen e martesave nëse çiftet dinë si t’i përballojnë.

Efekte negative në çift lindin kur ndjenjat fshihen dhe akumulohen vazhdimisht, derisa të kthehen në atë ndjenjën e mos-durimit të partnerit.

Nuk është aspak normale që dy veta, të cilët kanë vendosur vullnetarisht të kalojnë jetën bashkë, të urrehen për gjëra të vogla. Kështu që më poshtë po ju  rëndisim disa arsye se pse burrat, ndonjëherë, nuk i durojnë dot gratë e tyre.

Femrat luftojnë padrejtësisht.

Doktor Navara shprehet:

Çiftet e lumtura nuk është se grinden më pak, ata thjesht grinden në një mënyrë më mirë”.

Këtë e bëjnë duke përshkruar ndjenjat e tyre në vend që ta etiketojnë partnerin “të padurueshëm” dhe ta lënë me aq.

I trajtojnë meshkujt si fëmijë.

Instinkti mëmësor është i pranishëm te çdo femër, por mesa duket, asnjë mashkull nuk dëshiron të trajtohet si fëmijë. Një arsye se përse meshkujt nuk i durojnë dot gratë e tyre është kur ato i qortojnë.

Doktor Navara  këshillon të shmangini kërcënimet e pavarësisë dhe ushtrimin e presionit, kështu do të rrisni lumturinë e martesës dhe burri juaj nuk do të ndihet i menaxhuar.

Përfshirja e personave të tjerë në jetën martesore.

Norene Gonsiewski, një terapist çiftesh në Portland, shprehet se ankimet e shpeshta tek miqtë apo familja juaj, burrat i shohin si poshtërues dhe të dhimbshëm. Do të ishte një veprim më i zgjuar nëse do t’i drejtoheshin një psikologu, terapisti ose të paktën një miku të besuar.

Kur nuk tregohet mirënjohje.

Burrat kanë nevojë që të ndiejnë se gratë e tyre janë krenare për ta. Psikologët thonë se meshkujt priren më shumë drejt aksionit dhe për këtë arsye e shprehin ndryshe dashurinë. Kushtojini vëmendje veprimeve të burrave tuaj dhe do të zbuloni se ato që bëjnë gjatë ditës kanë edhe kuptime të fshehta dashurie.

Femrat e përdorin seksin si ndëshkim.

Kur një femër është e mërzitur, ajo ka një armë sekrete ndëshkimi: nuk bën dashuri me partnerin. Të përdorni seksin si një shantazh, nuk është një mendim i mirë, pasi partneri juaj do të mendojë se ju nuk e vlerësoni atë.

Përpiqen ta ndryshojnë burrin.

Disa femra e shohin martesën si pikën kur ato duhet të fillojnë tjetërsimin e bashkëshortit. Është më mirë ta pranoni dikë, sesa të tentoni ta ndryshoni.

Marrin vendime të rëndësishme pa e pyetur.

Sipas studimeve, paratë janë tema më e debatueshme dhe që sjell më shumë probleme në çift. Meshkujve u pëlqen që të pyeten në lidhje me vendimet që marrin partneret e tyre, për këtë arsye bëni mirë që t’ia hidhni një fjalë sa për ta vënë në dijeni.

Xhelozinë e kotë.

Meshkujt thonë se ata ndihen shumë nervozë kur gruaja e tyre bëhet xheloze për shikime të rastësishme dhe të parëndësishme. Kur femrat e ekzagjerojnë me reagimin e tyre, meshkujt ndihen të cenuar dhe për këtë arsye marrin pozicionin e mbrojtjes.

SHKARKO APP