Ja pse duhet të flini lakuriq

E keni menduar të flini lakuriq? Mjekë dalin në përfundimin se është më e shëndetshme të flini lakuriq.Sipas hulumtimeve, 23% e të gjithë britanikëve flejnë lakuriq.

Të fjeturit lakuriq nënkupton se trupi është në gjendje më të ftohët gjatë natës, gjë e cila është e rëndësishme sepse nxehja e tepërt është shkaktar i zakonshëm i gjumit jo-kualitativ.

Temperatura e lartë e trupit gjatë gjumit për vetëm 3-4 shkallë i ndryshon lëvizjet e valëve të trurit, e zvogëlon sasinë e kohës që e shpenzoni në fazën REM të gjumit, i rritë shanset për t’u zgjuar gjatë natës nga gjumi, etj.Ekspertët gjithashtu shtojnë se nuk duhet të brengoseni për të fjetur lakuriq gjatë dimrit përderisa temperatura e dhomës suaj është mes 18 dhe 24 gradëve celsius.

Disa nga përfitimet që i sjell fjetja lakuriq janë këto:

– Humbjen e peshës

– E përmirëson sterilitetin te meshkujt

– E zvogëlon rrezikun e infeksioneve të lëkurës

– E përmirëson lidhjen mes dy personave

SHKARKO APP