Ja pse studentët duhet të përdorin një degë rozmarinë para provimeve
Studentët që janë duke kaluar një periudhë provimesh këshillohet të përdorin dhe nuhasin një degë rozmarine me qëllim që të përmirësojnë kujtesën.
Në Greqinë e Lashtë studentëve iu vendoseshin përpara provimeve në tavolinë një degë rozmarine me qëllim që të përmirësonin trurin dhe të stimulonin kujtesën. Po ashtu edhe Shekpsiri e ka përdorur rozmarinën në veprat e tij.
Dhe tashmë studiuesit nga Universiteti i Northumbria kanë zbuluar se vaji esencial i rozmarinës është shumë i domosdoshëm për kujtesën e fëmijëve dhe adoleshentëve.
Dy nga autorët e studimit, Dr.Mark Moss dhe Victoria Earle do ti prezantojnë të dhënat e studimit të tyre në një nga konferencat më të mëdha botërore që mbahet çdo vit në Brighton.
Dr. Moss thotë se edhe në studimet e tyre të mëparshme kishin arritur në përfundimin se aroma e rozmarinës ka aftësinë të zgjojë trurin dhe të sjell kujtime. Duke e ditur sa shumë e rëndësishme është kujtesa e mirë për studentët dhe akademikët, ky studim iu vjen atyre shumë në ndihmë, duke i udhëzuar si të përmirësojnë kujtesën gjatë procesit të të mësuarit.