Ja sa kripë i nevojitet organizmit tonë çdo ditë

Ekspertët e shëndetit publik thonë se trupi ka nevojë për rreth 4 gram kripë në ditë dhe niveli i pranueshëm maksimal është 6 gram, ose 1 lugë çaji kripë në ditë.

Fëmijët duhet të marrin sasi shumë më të vogël, në varësi të moshës së tyre.

“Duhet të bëni kujdes, fëmijëve deri në moshën 12 muajsh nuk është e nevojshme t’ju shtojmë kripë në ushqime. Mos harroni, shumica e kripës në ushqyerjen tonë vjen nga ushqimet e përpunuara dhe të shpejta, si dhe ushqimet e mensave dhe restoranteve”, bëjnë me dije ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

Duhet të dini se 1 gram kripë ka 0,4 gram natrium. Nëse në 100 gram ushqim ka 1 gram natrium, do të thotë se ka 2,5 gram kripë.

Marrja me tepricë e kripës mund të bëhet shkak për shfaqjen e ndërlikimeve të shumta shëndetësore, ku ndër më të dëmtuarat është zemra.

Nevojat ditore maksimale për kripë sipas moshës

SHKARKO APP