Ja si të shmangni infektimin nga insekti që ju shkakton diarre

Një insekt në stomak njihet se prek personat që udhëtojnë shpesh duke i shkaktuar diarre në periudha të shkurtra.

Shkencëtarët tregojnë se kanë zbuluar si parazitët që shkaktojnë ‘giardiasis’, një prej sëmundjeve më të zakonshme të stomakut në botë, i bëjnë njerëzit të sëmurë.

Parazitët e Giardia imitojnë funksionet e qelizave njerëzore për të çarë qelizat e zorrës që të ushqehen.

Kjo lejon dhe bakteret e pranishme në trup që të bashkohen dhe ushqehen nga të njëjtat lëndë ushqyese. Sipas BBC, rreth 500 mijë raste diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, që e marrin nga uji i infektuar ose ushqimi i pistë.

Ata që vuajnë nga kjo Giardia mund të shërohen me përdorimin ose jo të antibiotikëve. Ja si mund të shmangni këtë sëmundje:

1-Kur jeni në udhëtim sigurohuni të pini ujë ti filtruar ose në shishe;

2-Kujdesuni për higjenën;

3-Shamngni ushqimin e kontaminuar (i ekspozuar ndaj një ambienti të papastër);

4-Shmangni ujin që përdorni për të shuar etjen por mund të jetë i kontaminuar;

5-Pastrohuni pasi prekni njerëz ose kafshë të sëmurë.

SHKARKO APP