Ja ushqimet që duhet të konsumoni për flokë të shëndetshëm
1.Vezë
Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si zinku dhe seleniumi. Folikulat e flokut janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe kur nuk ka mjaftueshëm proteina në dietën ushqimore fillojnë dhe bien flokët.
2.Frutat e pyllit
Frutat e pyllit janë fantastike për dietën tuaj sepse përmbajnë kombinime të vitaminave që nxisin rritjen e flokëve.
Antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet.
3.Spinaqi
Spinaqi është një burim fantastik i vlerave ushqyese si Folati, hekuri, vitamina A dhe C. Secila nga këto ka një rol në rritjen e shëndetshme të flokëve.
4.Peshqit e yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si Salmoni, Skumbri, etj, rrisin flokët për shkak të përqëndrimit të lartë të Omega 3.
5.Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla përmbajnë beta karoten, i cili në trup konvertohet si vitaminë A, e cila ndihmon në prodhimin e sebumit. Sebumi ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së flokëve.
6.Avokado
Avokadoja përmban yndyrna të mira dhe vitaminë E, kjo vitamin është fantastike për neutralizimin e radikaleve të lira dhe ndikojnë në rritjen e flokëve.
7.Midhjet
Midhjet përmbajnë zink, i cili ndikon në rritjen e flokëve. Nëse nuk mund të hani midhje, mos u shqetësoni, zinku gjendet edhe në ushqime të tjera si mishi, perimet, vezët farat dhe frutat e thata.
8.Karkalecat
Karkalecat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve sepse përmbajnë proteina, vitaminë B, zink, hekur dhe vitaminë D, të cilat forcojnë rrënjën.
9.Fasulet
Fasulet janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, biotine, zinku dhe folati, të cilat janë esenciale për rritjen e flokëve.