Japoni, 9 milion të moshuar do të jetojnë vetëm në 2040
Popullsi gjithmonë më e plakur në Japoni dhe familje të tëra që tentojnë të zhduken. Sipas një studimi të bërë nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve dhe Sigurimeve Shoqërore, rreth 9 milion qytetarë me moshë mbi 65 vjeç do të jetojnë vetëm në 2040.
Studimi i kryer në planin 5-vjecar i referohet një studimi të realizuar në 2015. Vlerësimet e reja nga këtu deri në 25 vitet e ardhshme përkthehen me një rritje 43,4% në krahasim me 2015, që do të thotë që 17,7 % e të gjitha banesave do të banohen nga një person i vetëm, i moshuar.
Zgjedhja për të jetuar vetëm në disa faza të jetës, zbulon studimi, do të bëjë që pothuajse 40% e familjeve do të kenë vetëm një person.
Sipas mendimit të ekspertëve kërkimet për shërbime dhe asistencë të personave të moshuar do të rriten me ritme të pabesueshme, ashtu siç do të bëhet më komplekse, për të shmangur masat e mbështetjes, për të evituar fenomene të tjetërsimit dhe izolimit të qytetarëve në shoqërinë e ardhshme.