Je alergjik? Hithra është ilaçi magjik, ja si ta konsumoni

Hithra është një bekim i vërtetë për ata që vuajnë nga alergjitë. Sekreti i saj qëndron në larminë e ushqyesve,  që i vijnë trupit në ndihmë, ndërkohë që gjethet janë fantastike në largimin e inflamacionit. Hithra të çliron nga alergjitë e shkaktuara nga poleni, por studime të fundit kanë konfirmuar se hithra ndihmon edhe ndaj ekzemës, njollave dhe skuqjeve të lëkurës.

Hithra shton prodhimin e qelizave T, që janë thelbësore në mbajtjen nën kontroll të reagimeve alergjike. Një racion me hithra të gatuara përpara ushqimit, ndihmon njerëzit që vuajnë nga alergjitë e lehta ndaj disa produkteve ushqimore.

Ushqyesit tek hithra janë të plotë dhe të dobishëm për ata që vuajnë nga anemia. Hithra përmban shumë hekur, klorofil dhe vitaminë C, të cilat së bashku rrisin numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Dhuruesit e rregullt të gjakut rimëkëmben shpejt, nëse ushqehen më shpesh me hithra. Kjo barishte është e shkëlqyer për njerëzit që hasin probleme në përthithjen e saktë të ushqyesve nga ushqimi që konsumojnë.

Shkencëtarët po i kushtojnë shumë mund dhe kohë rrënjës së hithrës dhe ndikimit të saj potencial ndaj zmadhimit të prostatës. Ata kanë zbuluar se hithra ngadalëson ritmet e zmadhimit të prostatës. Tretësira e rrënjës së hithrës duhet përdorur nën udhëzimin e një mjeku specialist për këtë sëmundje.

Fakti që hithra lufton inflamacionin, e bën atë të rëndësishme edhe kundër artritit. Shumë ekspertë bimorë e kombinojnë hithrën me shafranin e Indisë ose xhenxhefil për të ulur enjtjet e artritit që shkaktojnë dhimbje.

Gjethet djegëse të hithrës janë unike në përmbajtjen e proteinave, vitaminave dhe mineraleve, që i vijnë për shtat shëndetit të njeriut. Hithra plotëson më shumë se nevojën ditore për hekur, gjë që e bën atë ideale për njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobët dhe kanë mungesë energjie.

Hithra duhet mbledhur përpara se të çelë lule. Pas lulëzimit gjethet shkaktojnë vështirësi në tretje. Duke qenë se bima çel vazhdimisht pas çdo krasitje, ju mund të përfitoni prej saj në mënyrë të vazhdueshme. Hithrat e thata ose lëngu i hithrës pas zierjes, duhen shtuar në vaktet tuaja nëse dëshironi të përmirësoni tretjen dhe shëndetin në përgjithësi, por edhe të merrni më shumë kalcium, një mineral kaq i nevojshëm për të rinjtë dhe të moshuarit.

Hithra ka një përdorim të gjërë në kuzhinë. Ajo është pjesë e pandashme e çdo recete me bazë barishtesh. Sa herë që të gatuani spinaq, shtoni më shumë hithra. Ajo shijon shumë në supa, byrek dhe gatime të tjera të pjekura apo të skuqura./AgroWeb

SHKARKO APP