Je djegur? Ja çfarë duhet të përdorësh për të lehtësuar dhimbjet
Paçka se qershori ka qenë plot surpriza përsa i përket motit, ka shumë persona që të vetmet ditë me diell i kanë shfrytëzuar për të bërë plazh dhe për të marrë rreze.
Vera është ende para dhe temperaturat do të rriten dhe rrezet e diellit do jenë të forta. Të gjithë e dimë që duhet ta mbrojmë lëkurën nga rrezet e forta në mënyrë që të shmangim djegiet. Në po ju japim disa këshilla si të kujdeseni për lëkurën tuaj, nëse ju jeni djegur.
Kremi i diellit është i pari që duhet të marrim me vete kur shkojmë në plazh dhe sigurisht me një faktor jo të ulët. Ai duhet të aplikohet 30 minuta përpara se të ekspozoni trupin në diell. Duhet të bëni kujdes në mënyrë që ta aplikoni në të gjitha pjesët e trupit si dhe njëtrajtësisht.
Aloe vera është një bimë e cila mund të aplikohet me lehtësi në trupin e djegur. Përdorni xhelin e saj magjik dhe keni për të parë që dhimbjet nga djegia do ju kalojnë menjëherë si dhe skuqjet do ju zbehen.
Vaselina është një tjetër përbërës që mund të përdorni kur jeni djegur nga rrezet e diellit. Shmangini përdorimin e sapunëve të ashpër mbi lëkurën e djegur. Mos e fshini lëkurën me peshqir, pasi keni bërë dush, përndryshe dhimbjet do të jenë të tmerrshme.